Përfundon numërimi/ Këshilli Kombëtar  i PD shkarkon nga funksionet Edi Palokën, disa nga anëtarët e kryesisë e disa sekretarë 

 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë së PD disa sekretarëve dhe kryetarit të Këshillit, Edi Paloka.

Nga 257 fletë votimi gjithsej, 251 kanë votuar pro vendimit të kryesisë, 4 vota kanë qenë kundër, ndërsa 2 janë shpallur si të pavlefshme.

 

Të shkarkuarit janë:

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

 

Anëtarët e kryesisë:

 

Flamur Noka

 

Aldo Bumçi

 

Gent Strazimiri

 

Albana Vokshi

 

Oerd Bylybashi

 

Si dhe sekretarët:

 

Ervin Minarolli

 

Ivi Kaso

 

Belind Kelliçi

 

Ledina Mandia

 

Këshilli Kombëtar, e cilësoi pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha si ilegale, duke u kthyer kështu sipas tyre si një celulë e partisë. Gjithashtu, kryesia dhe Këshilli dënuan përdorimin ilegjitim sipas tyre të logos së partisë. Emrat e shkarkuar, pritet të zëvendësohet nga disa të tjerë.

 

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ata nuk janë përjashtuar nga Partia Demokratike, por bëhet fjalë vetëm për shkarkime nga funksionet. Gjithashtu, në këtë mbledhje Këshilli, është miratuar edhe një rezolutë, e cila parashikon shpalljen nul të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, si dhe legjitim e legal atë të 18 dhjetorit të thërritur nga Partia Demokratike.