PER MANDATET E DJEGURA DHE ATO TE TJERAT…!

Nga Lirim K. Nezha

Qe ne krye te heres,atehere kur miqte e mi kerkonin nga lideret e PD-se djegjen e mandateve,une kam argumentuar te kunderten.Sigurisht qe opinioni im nuk mund te kishte peshe ne vendimmarrje,por kjo nuk me pengonte qe te kerkoja perfaqesim.
Per kete qendrim timin kam perdorur argumentin se per te shkuar ne zgjedhje,qofte edhe te parakohshme, duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor.Pra nuk duhet shkuar me kodin aktual.Por per ta bere kete duhet nje shumice e cilesuar ne parlament,e pas largimit te opozites nuk ka se si behet kuorumi per te miratuar ndryshimet.Por edhe nese behet pas akrobacive te fundit,ato nuk do te jene ndryshime qe kane konsensusin e opozites,por thjesht do te kene votat e disa gjakprishurve qe shfrytezuan rastin dhe moren mandatet.
Nuk kam qene asnjehere te vetme pro ketij akti ekstrem edhe pse ne keto caste e mbeshtet si te vetmin shteg qe mazhoranca kishte lene hapur,si te vetmen mundesi reagimi te opozites.
Gjithsesi gjykoj se perpara se te ndermerrej ky akt ekstrem duhej qe te ishin parashikuar keto qe po ndodhin e qe realisht ishin lehtesisht te parashikuara.
Ne gjykimin tim,nder 190 kandidatet e listave qe ka dorezuar ne KQZ Partia demokratike,konsultimet per kete akt ekstrem do te duhej te kishin nisur jo nga grupi parlamentar,por nga i 190-i ne liste.Pra,PD-ja dhe lidershipi i saj do te duhej te merrte paraprakisht garancite e nevojshme,mbase edhe deklaratat e te gjithe kandidateve te firmosura per te qene e sigurte se aksioni i saj politik nuk do te mund te cenohej nga disa anonime qe jane vendosur ne lista ndoshta edhe pas shpalljes se emrave primare.
Kjo qe po them nuk ishte nje gje e veshtire per t’u realizuar.Nuk kishte pse Lulzim Basha te priste qe te gjithe keta emra te panjohur jo vetem per te por ndoshta te pa njohur edhe per kryetaret e degeve ku kane patur emrin,ta ndiqnin pas verberisht duke bere saktesisht ate qe grupi parlamentar i PD-se vendosi te bente.Aq me shume qe ne listat e PD-sekishte edhe shume aleate.Do te duhej te kishte biseduar me ta,mbase edhe t’i kishte siguruar per vemdnjen ndaj tyre ne te ardhmen dhe mandej te ndermerrte aktin e djegjes ne bllok te mandateve.
Situata e sotme e parlamentit eshte politikisht qesharake me ata qe pretendojne te bejne opoziten,por rrezikon qe formalisht te jete korrekte.Pra,juridikisht,ata qe kane zene ato karrige apo ndonje tjeter i pritshem,e bejne parlamentin te funksionoje e madje te marri edhe vendime te rendesishme e te beje ndryshime te rendesishme qe prekin edhe kushtetuten.
Ne te tilla kushte,qofte edhe nese shpallen zgjedhje te parakohshme,opozita eshte e detyruar te marre pjese ne to duke respektuar ndryshimet qe vijne nga vota e ketyre gjakprishurve.
Nuk kam formimin juridik te mjaftueshem,por besoj se edhe atyre me formim te mjafte juridik dhe qe u entusiazmuan nga veprimi ekstrem i opozites,besoj u ka rene entusiazmi dhe e kuptojne se do te duhet qe ky vendim te ishte ca me i menduar.
Parlamenti,i shtuar se fundmi me keta anonimet,sigurisht qe nuk mund te kete kurrfare legjitimiteti politik dhe moral dhe une besoj se opozita shqiptare qe ka pushtuar dhe do te pushtoje sheshet do ta zhbeje kete parlament e bashke me te edhe kete qeveri,per te arritur synimin per te cilin e ndermori kete akt.
E besoj dhe e shpresoj.