“Për hir të Zotit mos i mbështesni më komunistët !” – Letra e të përndjekurve politikë për Presidentin Trump

Të përndjekurit politikë antikomunistë te shqetësuar për raportet Shqipëri- SHBA i dëgjuan një vit me pare një letër presidentit te SHBA-ve Donald Trump ku shprehin shqetësimin për mbështetjen që administrata amerikane ,veçanërisht përfaqësuesit e sajë në Shqipëri po u japin komunistëve të Shqipërisë .Te përndjekurit antikomunistë pasi e informuan për atë që po ndodh i kërkuan Presidentit të SHBA te ndërhynte për te ndryshuar gjendjen dhe duke ju lutur që administrata e Tij të mos mbështeste me komunistët.

Ja letra e polotë

Tiranë 09. 07.2018

I nderuar Shkëlqesi , Presidenti i SHBA, z. Donald Trump !

Në emër të të përndjekurve politike antikomunistë te Shqipërisë ju uroj Ju shëndet, mbarësi dhe suksese në detyrën fisnike si dhe familjes suaj gjithë të mirat.
Ne të përndjekurit politike antikomunistë të Shqipërisë, historikisht pro amerikanë, kemi mbështetur publikisht me shpresë e gëzim zgjedhjen Tuaj President i SHBA-ve dhe ndjekim me vëmendje punën tuaj të madhe ne përpjekjet për një bote më të mirë.
Shqipëria ishte në kohën e luftës së ftohte vendi me diktaturën më të egër në Evropën komuniste pasojat e së cilës janë të rënda edhe sot. Rreth 35 % e popullsisë u përndoq politikisht nga regjimi komunist nga pushkatimet deri tek internimet e dëbimet sipas parimit komunist te luftës se klasave, një përndjekjeje që vazhdoi për disa breza te familjet të përcaktuara si armike të komunizmit. Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend ne botë qe ndaloi me ligj besimin ne Zot ndërkohë që vendi u rrethua me tela me gjemba e ushtare duke u izoluar plotësisht.
SHBA-ja u shpall armiku kryesor dhe çdo person qe guxonte te thoshte qofte edhe një fjale te mire për te ndëshkohej rende, nga burgosje deri në dënim me vdekje.
Për arsye historike shqiptaret ishin dhe mbeten populli me pro-amerikan në Evropë e ndoshta edhe në Botë gjë që antikomunistët shqiptarë e demonstruan edhe në kushtet e egra të diktaturës komunistë. Një nga arsyet e përndjekjes sonë ishte respekti dhe besimi qe ne kishim tek vlerat e kombit, popullit e shtetit amerikan gjë qe vazhdojmë ta demonstrojmë edhe sot.
Ne pritem me shprese në ndërrimin e sistemeve politike në vitin 1991 që në Shqipëri të zbatoheshin sado pak parimet dhe vlerat e demokracisë amerikane, por konstatojmë me keqardhje zhgënjimin tonë ,pasi kjo nuk ka ndodhur ende.
Shqipëria në 28 vite të pluralizmit politik vazhdon të jetë ende nën sundimin e komunistëve të shndërruar në “kapitalistë” të cilët manifestojnë sjellje politike të ngjashme me kohën e diktaturës.
Sot në Shqipëri komunistët kanë pushtet absolut dhe vendi drejtohet nga autorë të njohur të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Kështu kreu i parlamentit, ligjërisht posti nr 2 i shtetit shqiptar është ish ministri i brendshëm i qeverisë së diktaturës komuniste Gramoz Ruçi përgjegjës për krime kundër njerizimit.
Ky politikan ishte shpallur me pare “non grata” në SHBA por pas zgjedhjes në krye të Parlamentit është lejuar të vizitojë vendin tuaj. Ndërkohë që qindra pjesëtarë të policisë kriminale politike të diktaturës Sigurimi i Shtetit, drejtues e anëtarë të partisë e nomenklaturës së lartë komuniste janë pjesë e parlamentit, qeverise, drejtësisë, ushtrisë, shërbimit sekret etje.
Ekonomia me vendime e ligje politike është tërësisht në duar të komunistëve. Prona privatë e publike është grabitur dhe po grabitet çdo ditë nga komunistet në pushtet gjë që ka çuar në një pushtet pothuaj absolut të komunistëve ne Shqipëri.
Vendi është kthyer në një qendër trafiqesh ndërkombëtarë, droge, qeneje njerëzore, armë etje të gjitha nën kontrollin e komunistëve shqiptar dhe lidhjeve të tyre të vjetra e të reja me organizata kriminale ndërkombëtare.
Qeveria aktuale trashëgimtare politike, juridike e gjenetike e diktaturës komuniste ka rikthyer hapur kursin antiamerikan sidomos pas zgjedhjes Suaj President i SHBA.
Kryeministri aktual Edi Rama ishte i vemi kryeministër në botë që doli hapur kundër zgjedhjes Suaj President duke ju quajtur publikisht si “turpi i njerëzimit “ gjë që na bën ne si antikomunistë e pro amerikanë te ndjehemi shumë keq.
Qeveria ka votuar disa herë kundër interesave amerikane në OKB përfshi edhe kundër vendimit tuaj për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet te Izraelit, një vote që shkon kundër vullnetit të shumicës absolute të shqiptarëve në veçanti kundër vullnetit tonë si antikomunistë.
Por, ajo që na shqetëson ne më shumë nuk janë komunistët shqiptarë dhe orientimi i tyre historik antiamerikan, por fakti që ata kanë pasur dhe kanë mbështetjen zyrtare të SHBA-ve dhe përfaqësuesve diplomatikë të saj në Shqipëri.
Mbështetja amerikane për komunistet shqiptarë është sa e pakuptueshme edhe e papranueshme për ne. Kjo mbështetje gjatë presidencës Obama u bë e hapur dhe e drejtpërdrejtë gjë që solli edhe një rikthim e hapur të komunisteve në pushtet duke vendosur de facto diktuarën e tyre.
Politikat dhe interesat e George Soros u kthyen në politika të shtetit amerikan dhe njerëzit e tij në Shqipëri ,shumica komunistë, kontrollojnë pothuaj çdo gjë, pushtetin politik, ekonomik, mediat etje.
Të ashtuquajturat reforma si ajo në drejtësi sponsorizohen e drejtohen nga njerëz e Soros dhe po çojnë në kapjen e plotë të drejtësisë nga komunistët .
Me keqardhje konstatojmë se të paktën tre ambasadorë të SHBA-ve në Tiranë sidomos ky i fundit kanë dalë hapur në mbështetje të komunistëve duke dëmtuar rëndë imazhin e SHBA-ve dhe tronditur fort besimin e shqiptarëve pro amerikanë.
Ambasadorët dhe diplomatët janë fytyra e SHBA-ve këtu dhe nga sjellja e tyre varet edhe perceptimi publik për SHBA-të. Me vjen keq që e them por mbështetja e tyre ndaj komunisteve ka dëmtuar imazhin amerikan në sytë e shqiptarëve pro amerikanë që janë sigurisht antikomunistët.
Kujt ja priste mendja 28 vite më parë që atë që nuk e beri dot më dhune e gjak diktatura komuniste, ngjalljen e ndjenjave antiamerikane, ta bëjnë vetë diplomatet amerikanë me sjelljet dhe politikat e tyre prokomuniste ne Shqipëri.
Me keqardhje konstatojmë që Ambasada USA në Tiranë, personeli shqiptar i saj është i mbushur kryesisht me ish oficerë të shëlbimit sekret të komunizmit Sigurimi i Shtetit, përgjegjës për krime ndaj të përndjekurve antikomunistë e pro amerikanë.
I nderuar Shkëlqesi!
E di që vëmendja juaj është përqendruar në probleme shumë të mëdha globale dhe Shqipëria e vogël nuk mund të jetë një prioritet Juaji dhe i administratës suaj.
Por do tu lutesha në emër te njerëzve të mi ,që kanë sakrifikuar e vuajtur aq shumë për antikomunizmin, pro-amerikanizmin dhe sidomos për besimin qe kemi tek Ju, të rishikoni këto politika e praktika të aplikuara deri tani nga diplomatet tuaj në Shqipëri!
Për hir te Zotit mos i mbështesni më komunistët!

Me nderim e respekt të veçantë

Nebil Çika

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë.