Për “bijtë e etërve”… kudo që janë!

Nga Nebil Çika
Një fjalim i anëtarit të kryesisë së PD-së Tomor Alizoti për bijtë e etërve kriminelë të komunizmit në qeveri ka hapur debatin e vjetër të trashëgimisë gjenetike, politike e juridike të pushtetit komunist në Shqipëri, i përcaktuar nga shumë autorë si problemi kryesor i stanjacionit politik, shoqëror e ekonomik të Shqipërisë. Ky debat apo ky konstatim nuk është një risi. Të gjithë ata që guxojnë të thonë të vërtetën qoftë edhe në mënyrë sporadike ose me gjysmë zëri e kanë denoncuar këtë fakt si problemin madhor të vendit tonë. Kundërshtimi i këtij problemi ka ardhur kryesisht nga persona në konflikt interesi që mundohen ta kundërshtojnë këtë si një mendësi komuniste, si politikë demode, jo reale e jo demokratike, justifikim “antikomunist” që vjen pikërisht nga komunistët dhe lidhjet e tyre të të gjitha lojëve e formave , por qe ne thellb kane hallin e tyre personal e familjar.
Në fakt trashëgimi komuniste e pushtetit është në fakt halli i madh i shqiptarëve jo vetëm si lidhje gjaku por edhe si mendësi e veçanërisht praktikë politike e shqërore në shqipërinë post komuniste. Ky problem nuk konstatohet vetëm nga antikomunistët apo të tjerë, pa konflikt interesi me komunizmin dhe trashgiminë e tij. Ismail Kadare, shkrimtari më i shquar komunist i Shqipërisë ka konstatuar publikisht se: “Problemi i madh i Shqipërisë sot është kontradikta midis ca djemve me baballarë të inkriminuar dhe ca të tjerëve me baballarë normalë e për më tepër të famshëm”.
Pikërishisht në momentin e përpalsjes personale të tij me një nga bijtë e etërve kriminelë komunistë Kadare e kuptoi ose më mirë të themi e pranoi publikisht problemin e madh të shumicës së shqiptarëve jetët e të cilëve janë të varura kryesisht nga djemtë e etërve apo edhe na vetë etërit ende fizikisht në pushtet.
Por vihet re, si në rastin e Kadaresë që debati bëhet i personalizuar, i një anshëm e i pasinqertë sidomos kur ky debat hapet nga politikanët . Çështja e trashëgimisë së pushtetit komunist nga etërit tek bijtë është një problem e hall mbarë kombëtar dhe vetem i trajtuar si i tillë mund të përcaktohet si rezik, permasat reale të tij e rrjedhimisht mund të meren masa ndaj tij.
“Djemtë e etërve” janë djemtë e etërve kudo që të jenë vendosur sot politikisht. Në se për interesa politike drejtohet gishiti vetëm nga një anë e politikes, nga ajo zyrtarisht trashëgimtare politike, juridike dhe gjenetike e komunizmit çështja zbehet njëherazi edhe ndjeshmëria e publikut të cilit i drejtohet politikani apo çdo kush që artikulon publikisht problemin. Në rastin në fjalë drejtimi i gishitit vetëm te qeveria që më së shumti është e përbërë bijtë e etërve përgjegjës për krimet komuniste në Shqipëri, e devijon trajtimin e çështjes nga një problem kombëtar në një aksion politik partiak dhe e humbet përkrahjen aq të rëndësishme të publikut.
Për të pasur një sukses në këtë sfidë që vazhdon të jetë një kuzë me rëndësi duhet së pari ta nisësh nga vetja nga ata që ke më afer. Nuk ka kuptim të percaktosht si bij të etërve kundërshtarët politikë, edhe pse me të drejtë, kur në krahun tënd, apo edhe shef politik të tu, ke një apo më shumë bij në situatë të njëjtë.
Në se “bijtë e etërve janë bijtë e etërve” ata janë të tillë kudo që janë reshtuar politikisht. Gjysmë të vërtetat janë më të rrezikshme se gënjeshtrat dhe të artikulura nga viktimat e etërve dhe bijve bëjnë efekt të kundërt nga qëllimi për të cilat besohet se artikulohen publikisht. E thënë në Shkodër, një nga vendet që ka vuajtur aq shumë nga etrit komunistë kjo gjysmë e vërtetë duket si një provokim sidomos me këtë përbërje të drejtimit të ri të opozitës që përfaqëson z. Alizoti mendoj që reagimi duhet ose të kishte qënë i plotë, e para duke e nisur nga djemtë e etërve në partinë e tij PD ose nuk duhet ta kishte hapur fare. Më herët, përpara zgjedhjes anetar i kryesisë së PD-se ai ka denoncuar me emra e mbiemra bijtë e etërve në PD dhe heshtja për “të tijët”, pjese e strukturve drejtuese te PD, në Shkodër më duket një manovër politike pa vlerë dhe jo një reagim i sinqertë.
Z. Alizoti e të tjerë në PD që janë bijtë të etërve normalë apo të famshem duhet të kenë kurajën të shikojnë në sy realitetin e kur vendosin të flasin ta thonë fjalën tamam.
Pikërisht prania e spikatur e bijve të etërve në krye të PD është arsyeja kryesore pse kjo forcë nuk përfaqëson dot të djathtën antikomuniste shqiptare. Dhe pikërisht kjo mungesë përfaqësimi është përgjegjësia e madhe e PD-së në krizën e rëndë politike, në prag të rikthimit të diktaturës që po kalon vendi e kesaj partie. Nuk besoj se ndokush, përfshi edhe mikun tim Tomorr Alizoti, beson se bijtë e etërve në njërën anë mund të rrëzojnë bijtë e etërve në anën tjetër. Bijtë e etërve, janë bijtë e etërve, apo jo!