(Pë)llumi

Nga Nebil Çika

Llum kaluar llumit. Pëllum Xhufi, historiani i leshit, siç e ka cilësuar J. Topalli ka dale serish sot ne TV te mbroje dajën e gruas se tij Enver Hoxha e të mohojë holokaustin komunist ne Shqipëri . Kësaj radhe ka gjedhë te mohojë një prej krimeve me te renda komuniste , kampin e shfarosjes se Tepelenës ku nga torturat , uria dhe kushtet e renda te jetesës vdiqën me shume se 300 fëmije dhe familjarë te tjerë te kundërshtareve politike te reagimit te Hoxhës ,kryesisht nga Veriu i vendit. Është e provuar botërisht dhe i njohur nga shteti shqiptar, nga BE , OSBE , OKB etje krimi i gjenocidit i kryer ne kampin e Tepelenës . I vetmi qe nuk e pranoje ende madje vazhdon ta mohojë një është (Pë)llum Xhufi . Jo se nuk e di , e di mire se çfarë ka ndodhur ne Tepelenë jo vetëm si historian por edhe si pjese e familjes se kasapit te Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë Enver Hoxha .Ketë krim nuk ka guxuar ta mohoje sa Nexhmie Hoxha , po pse ta beje ajo kur pikërisht për ketë pune ka dërguar ne Itali kur nuk shkonte dot as miza dhëndër Llumin
Llumi është caktuar nga familja ta vere ne dyshim, te mohoje një prej krimeve me te mëdha te familjes se tij gjenetike e politike dhe nuk e ka për here te pare ketë , e ka bere edhe me krime te tjera te komunizmit dhe duhet thëne se ka qene e mbetet me i zellshmi ne mbrojtjen e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit qe diktatura e drejtuar nga familja e tij ka kryer për 45 vjet ne Shqipëri.
Ne Labëri thonë qe ne kohet e hershme ‘dhëndrin ne dasmë e dërgonin te mbushte ujë’ qe do te thotë se bënte pune te rëndomta një zakon qe me sa duket vjerhria Hoxha e Llumit nuk e ka harruar dhe e dërgon vazhdimisht te pastroje haletë ew shumat te saje si kjo qe i mundua te bënte sot ne ora news .
Nuk me duket aspak rastësi qe Llum Xhufi thirret i mundësohet mohimi i krimeve kundër njerizimit te famlijes se tij ne emisionin e një tjetër mohuesi te këtyre krimeve , biri i një autori tjetër te njohur te këtyre krimeve Dritan Hila. Me çudit e me befason kuraja dhe provokimi qe këto lëtyra publikë bëjnë te përndjekurve politikë te komunizmit dhe sidomos familjareve te viktimave te Kampit te Tepelenës etje qe ne kushtet e mungesës se te një ligji për te ndaluar mohimin e krimeve komuniste dhe përdhosjen e talljen publike me viktimat e tyre mund ti drejtohen te drejtës zakonore , vetëgjyqësisë. Si mund te provokosh e te tallesh me fëmijët e masakruar mizorisht te tjerëve. Mire turp e moral qe nuk kane , po frike kane apo jo ?! Po sikur diçka e tille t’iu ndodhe fëmijëve te tyre , çfarë do te thoshin ata ?! Por sigurisht qe nuk uroj tu ndodhi gjë , gjë qe ua këshilloj edhe te tjerëve qe mund te jene prekur drejt për drejte nga këto dëkuarat e komente te Llumit komunist . Ne nuk kemi qene dhe nuk mund te jemi si ata. Po u përzjeve me krundet do te hane pulat .
Mos u merrni me te . Lëreni si e ka bere Zoti, thjesht Pë(llum) .