Pedagogu Eduard Aliko : Kina e la botën në terr informativ për korona

virusin

Pedagogu Eduard Aliko gjatë një lidhje me Skype nga Amerika për televizionin Fax News foli mbi situatën pandemike në SHBA si dhe komentoi edhe masat e marra nga qeveria shqiptare.Aliko tha se situata në SHBA është përmiresuar pak sa i përket numrit të të prekurve dhe numrit të viktimave dhe vendi është duke shkuar drejt një rihapje siç e kanë deklaruar edhe autoritetet amerikane.

Në lidhje me masat e marra nga qeveria shqiptare sa i përket karantinimit ai tha se ato masa janë më shumë psikologjike sesa për shendetin publik.

Sipas pedagogugut masat e marra nga qeveria shqiptare ishin një miks i masave kineze me masat italiane duke nxjerrë ushtrinë dhe dhe policinë në rrugë.

I pyetur me debatin global mes Kinës dhe SHBA-së sa i përket origjinës së koronavirusit Aliko përfshiu edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke thënë se nuk ishin korrekt me deklaratat dhe menaxhimin e situatës në bashkëpunim me Kinën duke lënë të nënkuptohet se e neglizhuan një fenomen të tillë.

Duke qenë se Kina është vend komunist që e censuron informacionin dhe ushtron forcë në menaxhim sipas pedagogut Aliko e la në terr edhe OBSH-në dhe si rrjedhojë edhe botën.