PD vendos drejtuesit politikë të 12 degëve; Tabaku, Duma, Alibeaj e Rushaj në Tiranë. 

Partia Demokratike ka vendosur në drejtim politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtar të Kryesisë Qendrore, anëtarë të Këshillit Kombëtar apo anëtar të Kryesive të Degëve. Devolli do të drejtohet nga Bledion Nallbati, ndërsa Shijaku nga Red Varaku. Në Tiranë, drejtues politikë do të jenë nënkryetarët e Partisë Demokratike.

Ky vendim i selisë blu vjen pas atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë nesër pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thërritur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb”, se në rend dite, është situata aktuale në PD, aksioni politik që do të ndjekë kjo parti si dhe miratimi i programit organizativ.