PD: Veliaj po mbyll libraitë per të favorizuar ndërtimet e miqve te tij

Këshilltarët demokratë të Bashkisë së Tiranës kanë denoncuar rastin e dy familjarëve të cilët shisnin librat në një kioskë pranë muzeut.
Prej ditës së sotme Bashkia e Tiranës ka vendosur që kioska e tyre të mbyllet.

Sipas deputetes demokrate Orjola Pampuri kjo bëhet për të favorizuar ndërtimin e miqve të Veliajt, në zonën pranë muzeut.

Të dy së bashku ata kanë një pronë që daton që nga viti ’94, dhe më pas hapën kioskën e tyre, të cilët e përdornin për mbijetesë. Ata janë të vetëpunësuar brenda çdolloj norme.

Kanë dy ditë që enden për të drejtën e tyre dhe ende nuk e kanë gjetur, pasi askush nuk iu përgjigjet. Këta dy zotërinj nuk marrin asgjë nga ajo që është prona e tyre e ligjshme.

Sot kioska hiqet pa ju thënë asgjë këtyre personave që janë pronarë të ligjshëm. Toka ku kreu i Bashkisë po ashtu do të ndërtojë një kopësht librash iu përket zotërinjve, nga ana tjetër zbohen pronarët e ligjshëm”, u shpreh Pampuri.