PD themelon degën e saj në Texas të SHBA

 

 

Keqqeverisja prej 5 vitesh është kthyer në një barrë të rendë për shqiptarët e thjeshtë,teksa Kryeministri Edi Rama si idhulli i tij Erdogan, synon asgjësimin e opozitës, largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe kthimin e Shqipërisë në një pashallëk lokal.
Ky skenar ogurzi duhet të shqetësojë çdo shqiptar kudo që jeton, pasi Shqipëria është e të gjithëve, e s’mund ta lëmë në dorë të një turkoshaku.
Partia Demokratike si forca politike që solli rrëzimin e regjimit komunist sot ka një tjetër mision, rrëzimin nga pushtetit të sulltanit kuq, Edi Rama.
Partia Demokratike ka nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari,që e ndjen se Edi Rama e nënshtroi këtë popull përmes krimit, varfërisë dhe korrupsionit.
Një grup nismëtarësh ka themeluar degën e Partisë Demokratike në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky angazhim erdhi pasi takimeve që pata me lidershipin e Partisë Demokratike por edhe më shqiptarët e teksasit dhe më gjerë, që janë të gatshëm të angazhohen në emër të zhvillimit dhe prosperitetit të atdheut tonë.
Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Texas është zgjedhur Gaspër Lekgega.
Nën kryetare dhe Sekretare e Përgjithshme e kësaj dege është zgjedhur Lindita Vukatana.
Ndërkohë
Dega e Partisë Demokratike ne Texas ka nisur punën për antarësimet, teksa vijon takimet me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Texas dhe në SHBA.
Pas shtimit të numrit të anëtarëve Dega e Partisë Demokratike Texas do ti nënshtrohet një garë për zgjedhjen e lidershipit dhe strukturave drejtuese mbi parimin një anëtar –një votë.
Dega e Partisë Demokratike Texas do të forcojë bashkëpunimin me shoqatat shqiptare që operojnë në Amerike në kuadër të çështjeve me rendësi për atdheun tonë.
ZYRA E SHTYPIT DEGA PD……