“PD nuk mund të kthehet në parti karagjozësh”/ Bardhi: Myftar Lumneshi, shoqëruesi i Berishës me rekorde kriminale 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat në selinë blu ka folur në lidhje me videon e publikuar ku gjatë votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës kanë votuar persona që nuk janë anëtarë të PD. Bardhi tha se ka degë partie ku numri i anëtarëve ne votim është më i madhe.

Bardhi u ka kërkuar mediave të trokasin në derën e Berishës për t’i kërkuar të bëjë transparencë në lidhje me mitingun e 11 dhjetorit dhe koston e tij.

Ndërkohë Bardhi e ka konsideruar shoë ardhjen e deputetëve, pjesë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit në PD. Në fund Bardhi i ka qëndruar sërish deklaratave se persona me rekorde kriminale shoqërohen me Berishën dhe Flamur Nokën duke përmendur Myftar Lumneshi, shoqëruesin e ish-kryeministrit.

“Do falënderuar çdo televizion që nuk i manipulojnë faktet për hallet personale të Berishës. Çdo degë e PD ka paraqitur pranë sekretariatit prova të manipulimit në të 71 degët e partisë. Ka degë partie ku numri i anëtarëve ne votim është më i madhe. Ne kemi zgjedhur të heshtim sepse interesi jonë janë interesat e demokratëve. Nuk mund ta paraqesim PD-në si parti karagjozësh e të diskredituar në sy të publikut.

 

A mund të na i hapni dyert sot për transparencë të shohim çfarë po bëhet brenda selisë?

Për mua se ku hyn e ku del Gaz Bardhi Lulzim Basha nga dera anash, apo përballë ka zero rëndësi për opinionin publik. Unë kërkoj që mediat të trokasin në derën e Berishës që të mbajë premtimet e dhëna. Së pari për transparencë të delegatëve të mitingut të 11 dhjetorit pasi i nxori mediat përjashta. Së dyti tha se shpenzimet e tij do të bëheshin publike dhe do të tregonte se kush ishin financuesit e mitingut luksoz. Do të shikoni se është top lista e oligarkëve që marrin lekë me firmën e Edi Ramës

Pse nuk lejohen të hyjnë në seli deputetët e PD?

As Strazimiri, e as Bumçi nuk kanë ardhur në 8 vite me bërë mbledhje me degët këtu në seli. Është një show për të mbajtur të fokusuar vëmendjen tek halli personal i Berishës. E rëndësishme është që ne nuk i kemi bunkerizuar anëtarët e Kuvendit Kombëtar dhe i kemi bërë publikë për të gjithë ata që kanë interes.

Ju thashtë se persona me rekorde kriminale rrinë pas deputetit Famur Noka dhe Berishës, kush janë?

Po, Myftar Lumneshi, shoqëruesi i Sali Berishës.