PD kërkon verifikimin e figurës së Valdrin Pjetrit!

Ndonëse “u shit” i pastër si loti në krah të Ish-Gjeneral Sandër Lleshajt që jep leksione drejtësie thuajse se është ai që e shpiku të drejtën dhe ligjin, Valdrin Pjetri, kandidati fitues i Edi Ramës për kryetar të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 30 Qershorit rezulton se e ka vendin në burg dhe jo në krah të ministrit të Brendshëm.
“Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane,” thekson Partia Demokratike përmes një shkrese që i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon të verifikojë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, kandidat i PS në Shkodër për 30 qershorin.
Pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, apo ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga shteti huaj rezulton se i është përgjigjur JO, thekson Partia Demokratike dhe duke ju referuar Ligjit Nr.138/2015 shton se pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe passjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidmi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.
Në Kërkesën e pastërtisë së figurës së Vladrin Pjetrit drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, e cila është sigluar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thuhet se ka indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.
“Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”