PD këmbëngul : Te iki Ruçi, Arta Marku po shekel Kushteuten

Partia Demokratike kërkon rikthimin e ligjshmërisë në Kuvend, duke
nisur nga largimi i kreut të këtij institucioni, Gramoz Ruçi.
Pak orë para seancës së hapjes së sesionit parlamentar, grupi
demokrat ka kërkuar kthimin e ligjshmërisë në zgjedhjen e Prokurorit
të Përgjithshëm.
Sipas demokratëve Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka
kompetenca për shkarkime dhe transferime dhe deri tani Arta Marku
ka firmosur disa urdhra për lëvizje prokurorësh.
“Maxhoranca po kap sistemin e Drejtësisë. Sa është zgjedhur
Prokurori i Përkohshëm, Sajmir Tahirit i është kthyer pasaporta, Orest
Sota është liruar nga burgu si dhe po mbyllet çështja e Xibrakës”,
thuhet në një dokument të firmosur nga demokratët, i cili do të
lexohet sot në seancë.