PD i përgjigjet Berishës: Fyeve zëdhënësen e PD, shoqëria duhet të ndahet nga politika e vjetër

PD i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ky i fundit e cilësoi qesharake deklaratën e zëdhënëses së PD Ina Zhupa, se ish-kryeministri po shmang vëmendjen nga skandali me inceneratorët.

Sipas PD, me deklaratën e tij Berisha ka fyer dhe shpifur ndaj Zhupës, duke dëshmuar mungesë të argumenteve të komunikimit. Në vijim të deklaratës, PD thekson se shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.

Reagimi i PD:

Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!