PD “hedh në ere” vetingun e Ramës:” Anëtarët e KLP dhe KLGJ , spiune te Sigurimit,të dënuar ordinerë dhe të politizuar

 

Dy zyrtarë të lartë të PD, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi kanë dalë në një konferencë shtypi sot ku kanë denoncuar me fakte emër për emër, kandidatët e zgjedhur në KLP dhe KLGJ si persona të influencuar nga kryeministri Edi Rama. Ata kanë shfaqur para medias dokumentat për Altin Hazizajn, Sokol Lamajn, Ilir Pnadën, Kozma Janon….të cilat i rrëzonin automatikisht si kandidatë. Njeri prej tyre rezultonte i dënuar; një tjetër madje kishte qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit..

“Moskapja e drejtësisë është për shqiptarët, jo për PD-në, – tha Bylykbashi. – Kandidaturat e zgjedhur dje kanë marrë notën negative nga ONM-ja.

Në debatin që kemi zhvilluar në komision për zgjedhjen e këtyre kandidatëve kemi vënë re një seri shkeljesh: influencën shumë të fortë të segmenteve që ndikojnë thellësisht në shoqërinë civile për të zgjedhur ato kandidatë që i interesojnë Edi Ramës.

Kandidaturat ishin të papranueshme dhe në kuadrin e ligjit të Dekriminalizimit. Nuk kishte asnjë dyshimqë dhjetë kandidatët e zgjehdur dje me shortin nuk do ishin tjetër veçse me influencën e pastër të Ramës po dhe probleme të rënda ligjore. Ne sot do të paraqisnim një numër problemesh të bëra publike për kndidatuta të veçanta që u përzgjodhën në shortin e djeshëm në nënkomisionin e djeshëm.Procesi eshte i delegjitimuar dhe parlamenti nuk mund te miratoje kete liste te deligjitimuar”.

Gazmend Bardhi më pas publikoi faktet emër për emër.

Ai bëri të ditur se kandidati Altin Hazizaj ka depozituar një deklaratë që nuk ka qënë asnjëhërë i dënuar. Kjo ështe e rreme sepse sipas dëshmisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se Hazizaj është dënuar dy herë me formë të prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kandidati Sokol Lamaj vë në dijeni se ka paguar të gjitha detyrimet tatimore. Në fakt kandidati nga Avokatia duhet të ketë paguar të gjitha detyrimet tatimore.Lamaj jo vetëm s’i ka paguar dhe ndaj tij janë marrë masa administrative. Kjo është nëj arsye që e ndalon anëtarin nga Avokatia të marrë pjesë në KLGJ.

Pedagogu Ilir Panda ka marrë pjesë në politikë ndaj nuk mund të marrë pjesë në KLGJ.

Shtetasi Kozma Jano, i datëlindjes 1956 ka qënë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”. Ky kriter e ndalon të jetë anëtar i KLGJ. Ka qënë kryetar i Partisë Komuniste në 2011.

Kandidati Alfred Balla eshte konstatuar nga ONM se nuk ploteson kriteret ligjore, nuk eshte angazhuar 5 vitete e fundit ne shoqerine civile. Platforma e tij eshte palagjature e paraqitur nga nje kandidat tjeter. Ndaj ky kandidat nuk ka integritet te larte moral si anetar i KLP.” Dokumentet për paligjshmërinë e kandidatëve të PS për KLGJ/KLP