“PD e futi komunizmin brenda vetes”,Marku: Studentët e viteve ’90 ishin njerëz normalë, mos na trajtoni si heronj! 

Ish-deputeti i PD-së Mark Marku tha sot në përkujtimin e ‘8 dhjetorit’ 1990 se studentët e asaj kohe ishin mëse normale, siç ishte dhe vetë duke shtuar se demokracia nuk u fitua me dhunë por me mendim kritik.

Ai tha se nuk duhen trajtuar si heronj dhe se pas 31 vitesh Shqipëria gjendet akoma në një situatë ku njerëzit kanë frikë të bëjnë revolucion dhe nuk heqin dorë nga kulti i individit.

Në momentin që Partia Demokratike do të ç’rrënjoste këtë mënyrë të të menduarit, atëherë do të shkonte drejt fitores sipas tij.

Marku theksoi se Partia Demokratike rrëzoi komunizmin por e futi atë brenda vetes dhe akoma nuk e ka luftuar.

Mark Marku:

Ndihem shumë i gëzuar që një ngjarje, kur unë isha student në dhjetor të ’90 morëm pjesë dhe solli ndryshimin më të madh të sistemit pa dhunë dhe mendoj që kjo duhet të jetë, ditë kombëtare. Mesazhi themelor i lëvizjes së dhjetorit ishte të ndryshojnë gjërat për mirë dhe pa dhunë. Nëse nuk e kemi kuptuar atëherë thellohen gabimet tona historike.

Unë kam qenë student, është paradoks në vetvete, duhet ta gjykoj veten në mënyrë historike. Kam qene nje student që lexoja shumë, shkruaja poezi, isha në vit të parë, doja të kisha një të dashur, nuk kisha plan për revolucion dhe të vritesha. E bëjmë epike historine. Ishim njerëz normale, kishim ëndrra, po gjëja kyçe që bënte ndryshimin: E para nuk kishim frikë, frika nuk vritet menjëherë, nuk dolëm direkt me 8 dhjetor por në godinat e studentëve kishim dhe me fëmijë të funskionarëve të regjimit. Bënim debat, ndërsa të nesërmen iknim në shkollë bashkë. Por e rëndësishmja ishte të rrëzonim kultet.

Për ne Enver Hoxha nuk ishte idhulli i brezave të mëparshëm për të mos thënë që na dukeshin qesharakë, edhe profesorët tanë kur flisnin për realizmin socialist. Prandaj jemi këtu, tani bëjmë refleksion, dy gjëra të tmerrshme jane sot per mua, PD e rrëzoi komunizmin por e futi brenda vetes dhe sot e kësaj dite nuk e ka luftuar.

Sot PD që është parti me të cilën jemi të lidhur, PD për mua është pasion, jo interes, interesi im është të jem sa më larg. Përfshirja në jetën politike është sakrificë, përvec Azem Hajdarit nuk është vrarë asnjëri prej nesh, nuk duhet të trajtohemi si heronj.

Në momentin që ti flet dhe je kundër liderit konsiderohesh armik edhe sot ndodh kjo, unë mendoj që të largojmë frymën komuniste.

Im atë dikur thoshte nisu i thjeshtë në Shkollë, nga Mirdita ikte ai për të pritur Hrushovin. Po pse shkuat ta shihnit u thosha njerëzve në atë kohë, tim atë e respektoja por në atë moment mu përgjysmua imazhi per te sepse shkonte bënte kilometra në këmbë për ta parë.

Unë po të vije Shekspiri në Tiranë, unë se lë afër kafes qe mund te kem me një mik, megjithese mund te di çdo veper te Shekspirit permendesh. Adhurimi është për zotin jo për individët, unë mendoj se kjo gjë ka dëmtuar të djathtën dhe shoqërinë tonë. Ne duhet të kultivojme demokraciinë të vetja, është misioni i PD-së dhe duhet ta marrë se e ka humb.

Nëse PD rimerr misionin dhe nuk është asnjehere vonë as për të kërkuar falje dhe për të ngritur kaua lirie. Lerini këto budalliqet e partisë së punës që të trajtohet dikush si Zoti. Do e mbyll me nje detaj të vogël të një shkrimtari rus ku ai thote: Po bisedoja me një plak 100 e ca vjeç dhe e pyes cfarë mendon për drejtësine dhe përgjigjia e tij ishte se në jetë nuk e kishte gjet kurrë, por lufta për të është drejtësia vetë. Lufta për demokraci është liria vetë, po nuk e patëm këtë ne do shkojmë si fashë politike nga dështimi në dështim dhe do ta bëjmë Shqipërine me banorë që nuk mendojnë të jetojnë këtu, vend josedentar.

Se nuk besojmë as vetë dhe nuk mendojmë si të tillë. Kur na kthehet kundër demokracia themi; Lulzim Basha ishte i mirë para 9 shtatorit (Brohorasin emrin e Bashës). Pas shtatorit doli si njeriu që i ka të këqijat e botës. Për mua Lulzim Basha është ai që kam njohur, me të mirat dhe të këqijat, para shtatorit, para-para shtatorit. Ku e di unë! është i mirë dhe i keq aq sa jemi dhe në këtu. T’i lëmë këto gjëra. Unë mendoj se thelbi nuk është ky. Me komunizmin brenda nesh kemi punë. Ta largojmë nga brenda vetes dhe nga PD dhe nga shoqëria.”