PD dorëzon në Kuvend kërkesën për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në krye të grupit të punës Lulzim Basha ka caktuar nënkryetarin e partisë, Enkelejd Alibeaj.

Më parë lideri demokrat këtë cështje ia kishte besuar Oerd Bylykbashit, por tashmë do të jetë Alibeaj që do të udhëheqë grupin e punës nga PD përballë shumicës socialiste.

Por cfarë kërkon opozita? Një nga kërkesat e PD-së është rikthimi i koalicioneve parazgjedhore që në korrik të vitit kaluar, përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit të 2021, Partia Socialiste e hoqi./