PASI KALOVA KUFIRIN…

Nga  Bilal Xhaferi

Ne daten 20 gusht 1969 Bilal Xhaferri shkoi ne fshatin Ninat dhe pas 2 ditesh ne date 23 gusht diten e shtune 1969 u largua jashte deshires se tij nga atdheu. U largua me rastin e festes se Hoxhes , nje feste e madhe qe behej dikur ne vendin qe sot quhet Livadhia. Ai u largua drejt kufirit nga shtepia e motres se tij Antika.
Ky eshte nje doreshkrim i tij ne momentin qe kaloi kufirin.

~ PASI KALOVA KUFIRIN…

fq-1 Ishte fundi i prillit, nje dite e bukur me ate diellin pranveror, ku cdo gje duket e qeshur e lulezuar por pervec zemrave dhe fytyrave te atij populli te varfer dhe te raskapitur.Tamam ne ate dite te bukur pranverore mora rrugen e arratis.Pas kaq mundimesh dhe vuajtjesh ne kufi me patrullen ushtarake e kalova kufirin dhe ja tani i dorezohemi nje shteti qe e urrenim me teper se cdo gje tjeter per cfarrosjen e rraces Came. Keshtu e sjell koha qe ti thuash derrit dajo.
Pasi u futa ne token greke, duke rendur e duke vrapuar nga frika e patrulles ushtarake se mos me gjurmonin nga mbrapa, u pengova dhe u rrezova buze nje perroi duke u shtrir sa gjat e gjere para 2 shkurreve te cilat u tunden qe nga rrenja. I shtrire aty pa piken e fuqise rri e mendohem.. deri tani cdo gje me shkoi se prapmi , sa me teper qe qetesohesha aty aq me teper i ndjeja dhimbjet e trupit qe isha goditur e gervishur dhe sa me teper ftohesha e qetesohesha aq me teper me dhimbnin gjymtyret.
Fq 2) Keto jane te mirat qe ka sjelle partia dhe pushteti me xhaxha Enverin ne krye.Ketyre te mirave e vyrtyteve u therrasin urra,urraa oburra te ndertojme socializmin me forcat tona . Cilin socializem ? Me cfare force ? Te pangrene e te paveshur.. Me cfare force ? kush kishte mbetur jashte listave e apeleve te kampeve te perqendrimit , burgjeve dhe punes se detyruar. Si ndertohet socializmi kur polici me ushtarin te rrine me automatik mbi koke.
Tani e di fare mire qe tani jam i lire , larg duarve te partise e duke e pare veten time nga ana tjeter e telit me gjemba kam mjafte kohe te rri e te mendohem.
Kjo ishte liria qe ju premtua popullit ne kohen e luftes qe une ende nuk kisha lindur . Kjo ishte barazia qe do sillte partia duke ja marre token atij fshatarit dhe duke i folur kulak, gjakpires , bajazit etj etj.Çfare ndodhi ne kete moment ? Erdhi vella-vrasja , filloji urrejtja te njeri tjetri se ju dha toka atij fukaras dembelit , atij qe sdinte ti vente zgjedhen kaut apo kalit, dhe qe u gjend i ngarkuar me toga te renda.
Fq 3) Dhe prap kthehemi te vuajtjet e jetes ne komunizem. Duke me kaluar ne mendje brohoritjet dhe duartrokitjet rroft partia , rroft Enveri. Pse valle? Cfar beri Enveri me partine ? Kush ishte partia ? Me se u krijua kjo parti ? Kush ishte Enveri ? A nuk ishte Enveri me partin qe vret e pret dhe rron me gjakun e njerezve te pafajshem , e beri popullin Shqiptar rob te partise se tij. E torturuan e munduan , e shtypi e shkretoj, i kalli temerrin ne zemer edhe femijes se djepit.Prishi vyrtytet Shqiptare e kombetare duke e bere vendin nje varr me kufoma te gjalla. E beri spiunllekun si pune te ndershme. Ka varrosur dhe vazhdon te varrosi sot e kesaj dite burra, gra , femije ne kampet e perqendrimeve, ne mocalet dhe kenatat e Myzeqes. E beri popullin rob ne vendin e tij , ne vatren e tij . Shkaterroi traditat shekullore te burrerise , prishi fen , familjet , besen dhe nderin duke i zvendesuar ato me ateizem , me frik, me spiunllek, me tradheti me turp etj..Ky ishte perparimi qe beri komunizmi ne vendin tone.
Fq 4) Valle a ka mundesi qe historia te tregoje se ne Shqiperi toka polli veze, lesh , mish , djath etj?
Ku mund ti gjente fshatari ato qoft i pasur qoft i varfer.
E me von o burra ne koperativ bujqesore , çdo gje eshte falas , bashkohuni ne koperativ .E populli i merzitur ja dergoi me njeher duke menduar se do te gjente nje sistem me te mire. Atehere e pane dhe po e shohin me syte e tyre te zinjte e ullirit duke u bere rober ne pronen e tyre. Duke mos ditur se ishte dite e djel apo dite e hene , diteve te pushimit nuk u degjohej emri gjakundi.Ky ishte komunizmi , kjo ishte partia mbi te gjitha, qe na vuri zjarrin e qe na kalli temerrin. Ju trembem vellait , nenes , babait, shokeve e miqeve se mos na jepnin te partia.
Keto ishin proverbat e Marksit-Engelsit puno brenda mundesive , paguhu brenda nevojes.
Dhe tani rri i shtrire ketu ne pyllin e Çamerise qe eshte zaptuar me force nga greku.I dermuar , i friksuar e i vetmuar mendoi te ardhmen si ? ku ? cfar do bej ? si do me perfundoj jeta te gjorit?
E mblodha veten e u ngrita…
Ndihem i vetmuar larg gjirit te Atdheut.

•Bilal Xhaferi•