Pas Majit, “këta” azil në Venezuelë ose në Rec

Nga Qamil Gjyrezi
Dje lexova një status në F.B.: “Pas Majit “këta” (Ramën me Rilindasit) i gjeni në azilin e pleqve bashkë me tutorin e tyre, mos harroni”!
Nuk jam dakord me komentuesin në F.B. Këta (Edi Rama, me disa Rilindas) nuk do të shkojnë në azilin e pleqve. Azili është një vend i nderuar për “këta” politikanë. Në azil ka shumë individë që nuk kanë patur mundësi të qëndrojnë me fëmijët e tyre. Ndonjërit i ka humbur burri ose gruaja. Në azil ka individë të c’rregulluar, individë që nuk kanë patur mundësi të krijojnë familje. Në azilin e pleqve ka gra dhe burra të abandonuar. Në azilin e pleqve ka njerëz me një botë shumë të madhe dhe në jetën e tyre nuk i kanë bërë dëm asnjeriut! Kurse “këta” (Rama me disa Rilindas), po i bëjnë dëm të gjithë shqiptarëve, po i varfërojnë ekonomikisht dhe shpirtërisht!
Shqiptarët do t’i dërgojnë në një azil tjetër! Aty do të vendosin edhe nga një “byzylyk” në dorë dhe do të vishen me rroba me vija, bardh e zi!
Shqiptarët nuk janë kundër shqiptarëve! Shqiptarët janë vënë ballë-përballë kundër “Rilindasve” të Edi Ramës.
Për “këta” (Edi Ramën, me disa Rilindas), azili është një vend i nderuar! I nderuar “komentues” mos u bën merak për “këta”!? “Këta” kanë pasur nga 3-4 gra (është e drejta e sejcilit me pasë shumë gra) kështu që nuk kanë nevojë për azilin e pleqve.
Këta do të kërkojnë azil jo në azilin e pleqve, por në Venezuelë tek miku i tyre Nicolás Maduro. Nikolas po pregatitë disa “shtëpi” për azilantë, posacërisht për “këta”. Këtë azil nuk ja “detyron” opozita, por njerëzit, shqiptarët e kërkojnë me shkrim dhe figurë në pankartat e tyre nëpër protestat e opozitës. Në pankarta në protesta shkruhet: “Edi Rama alias (“shko tek”) Nicolás Maduro”!.
Nëse nuk do t’i pranojë Maduro, azili i tyre do të jetë midis “gështenjave”. Këta prej “skandaleve, korupsionit” të tyre në këto 6 vite dhe përpara, e kanë vendin në burgun e Recit, të cilin e kanë inaguruar vetë në vitin 2018.
Biles SPAK që po e krijojnë vetë, do t’i dërgojë duke ju vënë byzylykët tek “Azili me gështenja” në Rec!
Prandaj azili i pleqve nuk është vendi i “këtyre”. Azili i pleqve është “lule, parajsë”, për “këta”!
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Mos i hap gropën tjetrit, se bjen vet në të”!