Pas Durrësit/ Edhe Gjykata e Tiranës nuk shpall fitues kandidatin e PS-së

Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.
Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për të marrë në shqyrtimin kërkesën e Agim Kajmakut dhe do tja kalojë kërkesën për njohje mandati, Gjykatës Administrative.
“Gjykata vendosi shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes me kërkues Agim Kajmakun dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në vendim.
Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.