Pas dorëheqjes  së kryeministëit Zaiev  Mickoski: Sonte filloi ndryshimi, zgjedhje të reja parlamentare

Lideri i VMRO-së, Mickoski deklaroi se kjo një fitore bindëse që i takon qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se nga sonte fillon ndryshimi në Maqedoninë e Veriut dhe një e ardhme e re.

Lideri i VMRO-së i falënderoi të gjithë qytetarët dhe partitë politike që e kanë mbështetur, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Levica.

Për më tepër, Mickoski tha se për kundër dallimeve të mëdha, treguam se mund të bashkohemi për një ardhme më mirë dhe së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më herët, Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev.