Partizanët kryen krime lufte -Përkujtohet në Lushnjë Masakra komuniste e Matjanit

Nën kujdesin e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë ne varrezat e dëshmorëve në qytetin e Lushnjës u zhvillua ceremonia e nderimit të 67 luftëtarëve të Ballit Kombëtar. Ata u pushkatuan në tetor të vitit 1943 nga partizanët e Brigadës së Parë Sulmuese nën drejtimin e Mehmet Shehut dhe Dushan Mugoshës. Ne këtë ceremoni morën pjese familjarë te viktimave Kryetari I SHAKPPSH Z. Nebil Çika , Nënkryetari Artan Murrizi anëtari I kryesisë kombëtare Uran Kostreci dhe drejtues e aktiviste te tjerë te tjerë te shqotës , ish presidenti I Republikës z. Bujar Nishani , ish deputeti i PD z, Luan Baçi , Kryetari I PLLL Z. Shpëtim Axhami përfaqësuesi e Autoritetit mbi informimin e dosjeve te Sigurimit te Shtetit z. Selami Zalli te partive politike te djathta , etje Gjatë ceremonisë përfaqësues e te përndjekurve politike antikomuniste dhe të spektrit të djathtë politik e vlerësuan ngjarjen si je krim lufte e gjenocid , jo I vetmi ,i kryer nga komunistët shqiptar gjate luftës se dyte botërore dhe kërkuan që ngjarje të tilla të rivlerësohen nga historia.