Partia Socialistët nuk di të ndalet, shkon në 12 numri i bashkive ku u manipuluan votat

Duket se partia Sociliste nuk di të ndalet. Thuajse në të gjitha Bashkitë ku ka përfunduar procesi i numërimit të votave, shifrat e publikuara nuk përputhen aspak me ato se çfarë ka deklaruar KQZ. Ndërkohë që më herët FaxWeb ka raportuar se dhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Himarës, Lushnjës, Divjakës, Gramshit apo dhe Urës Vajgurore.
Edhe pse këtu diferenca është e vogël, sërish votat e mbushura e tejkalojnë parashikimet e KQZ. Në Bashkinë e Vorës kanë marrë pjesë 6120 votues sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje në orën 22:00 nga KQZ-ja. Në përfundim të numërimit të kutive të votimit, Agim Kajmaku biznesmeni i luleve ka marrë 6208 vota, ose thënë ndryshe 88 vota më shumë se votues.
Bashkia e Selenicës është e dhjeta që është zbuluar se votat e hedhura në kuti janë më shumë se votues. Në Selenisë në kuti janë gjetur 6293 vota. Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare nga KQZ-ja për pjesëmarrjen në zgjedhje në këtë bashki kanë votuar 6200 qytetarë. Në këtë bashki janë gjetur 93 vota më shumë se votues.
Skandali i radhes vjen nga Bashkia e Memaliajt. Në këtë këtë bashki kandidonte i vetëm Gjolekë Guci i Edi Ramës. Edhe këtu dora e komisionerëve të PS-së ka lënë gjurmë, jo aq të mëdha sa në bashkitë e tjera, por vota janë gjetur më shumë se votues.
Në bashkinë e Memaliajt kanë marrë pjesë 4150 votues. Por në përfundim të numërimit të 33 kutive, Gjolekë Guci ka fituar me 4206 vota, që i bie 56 vota më shumë se qytetarë që kanë marrë pjesë në votimet monopartiake.