Para 20 shkurtit, 20 shkurt 1991 dhe më pas…

Nga Maksim Rakipaj

Në ish kampin socialist filloi pluralizmi qysh në fillim të vitit ’89, kudo në fillim më trimat, hungarezët dhe polakët që derdhën gjak për demokraci qysh më 1956, pastaj çekët, ra muri i Berlinit, filloi shpërbërja e ish Jugosllavisë dhe të fundit rumunët. U vranë me mijra në Timishoara dhe u mbyll me atë gjyq të çuditshëm kundër çiftit Çaushesku dhe pushkatimin menjëherë pas gjyqit(Çaushi ishte dëshmitar i bezdisshëm për të dy Shefat). Në Shqipëri qetësi. Populli dele hante bar dhe nuk blegërinte. Ekonomia qe përtokë. Burgjet politike plot, sado që Ramis Alia talli bythën me Perez de Kuelarin duke i thënë se ne Shqipëri nuk ka më të burgosur të ndërgjegjes ne verën e ’90. Pati ridënime në burg edhe në muajin shtator ’90. Në burgun e Burrelit. Të fundit u liruan me fillimin e vitit ’91. “Shqipëria nuk është as lindje as perëndim”…deklaronte me të drejtë Ramis Alia. Sepse ky qe fati i vendit tonë caktuar prej Të Mëdhejve të Botës. As Lindje, as Perëndim. Por këtu duhet të bëheshin ndryshimet e kërkuara prej Të Mëdhejve, patjetër. Zgjatën disa vite bisedimet Reagan-Gorbaçov që filluan në takimet e Reykiavik-ut, Maltës, që çuan në prapaskenat e Katowicës dhe letrën e përfolur të Gorbit për Ramis Alinë…Por ç’të bënte Ramisi i shkretë! Vazhdoi të bënte atë që dinte më mirë: të vriste në kufi edhe gjatë vitit ’90. (ca nga ata oficerë kufiri filluan punë në ambasadën amerikane) (!) Dhe asnjeri s’bënte gëk. Por loja duhej luajtur sipas skenarit “demokratik” dhe e hapi lojën: thirri mëndjet e ndritura të kombit mender intelektualët:- “Hë mo, do ta bëjmë pluralizmën?”….”Jo shoku Ramis nuk jemi pjekur si popull për këtë” -thanë mëndjet e ndritura të kombit… Filluan thashethemet: “ja sa të vijnë studentët nga pushimet…(!)”…….Por gjendja duhej të mbetej nën kontrollin e PPSH si do që të vinte puna edhe pas rrëzimit (të kontrolluar, drejtuar dhe realizuar nga arma e dashur e PPSH) të përmendores në Tiranë. U krijuan në dhjetor ’90 me leje dhe urdhër nga lart partitë opozitare. Gjithsesi rrëzimi i përmendores së vampirit në Tiranë, (që shpëtoi nga linçimi banorët e bllokut prej popullit të zemëruar) ja nxorri frikën shqiptarëve që rrëzuan në të gjithë vendin spontanisht të gjitha statujat e bustet e vampirit. Shkodra që filloi më parë me rrëzimin e Stalinit e mori ndëshkimin: pas nja dy muajsh do të vriteshin 4 djem të saj. Frika u vra? jo, vetëm sa u plagos. Sot festohet dhe përkujtohet 20 shkurti. Duhet të festojnë vetëm njerëz të lirë. Jo ato parti që atë 20 shkurt u distancuan nga rrëzimi i përmendores së vampirit-PD dhe PR; janë ende të freskëta deklaratat e tyre në lajmet televizive të kohës, janë ende të freskëta udhëzimet e tyre dërguar degëve nëpër rrethe “për distancim”. Në Shkodër, Korçë, Krujë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër, bustet dhe statujat e enverhoxhës i rrëzuan njerëzit që patën vrarë frikën. Jo partitë atëhere “opozitare”. Ato ende nuk kanë vrarë frikën e antarëve të tyre. Nuk kanë vrarë ende frikën e popullit dele që nuk ndjehet e nuk proteston edhe kur paguan faturat e ujit që nuk i shkon; edhe kur paguan korrentin që ndërpritet si në fillim të viteve ’90; edhe kur rriten çmimet dhe rrogat e pensionet në vendnumuro; edhe kur u paguan rryshfete mjekëve të paaftë dhe të korruptuar; edhe kur ble vetë mjekimet që duhet t’i sigurojnë vetë spitalet; edhe kur….
Ka shumë për të numuruar 25 vite pas rrëzimit të shtatores së kurvit në Tiranë. Por ka shpresa…ata që janë në parlament “deputetët e miellit” (jo vetëm të miellit të grurit) do të bëjnë ca ligje dhe reforma kundër vetes së tyre, kundër pasurimit të tyre duke grabitur pasuritë kombtare dhe popullin…Nuk ka shpresa. Sepse nuk ka opozitë. Mos harroni Gardën me tanke në mbrojtje të Bllokut…dhe atë arkeologun…