Pandemia, Bolsonaro armatos popullin! “Nje qytetar i armatosur nuk behet skllav”

 

Bolsonaro: “Zoti ministër i drejtësisë të lutem (Sergio Moro).
Pak kohë më parë është vendosur që ti pothuajse nuk i vë dot prangat askujt. (vendim i Gjykates Supreme sipas të cilës përdorimi i prangave gjatë arrestimeve është i lejuar vetëm në rast se subjekti paraqet kërcenim të vërtetë, perndryshe vendosja e prangave është abuzim me pushtetin dhe brutalitet policor).
Përse ata janë duke prangosur një burrë që po punon apo një grua që është në një park publi dhe ministri i drejtesisë nuk thotë asgjë?
Ai duhet të flasë ja qifsha robt!
(Bëhet fjalë për detyrimin e ministrit të drejtesisë që të shprehet kundër arrestimeve të qytetarëve që nuk respektojnë urdhrat e kryetarëve të bashkive dhe guvernatorëve të rajoneve për qëndrimin në izolim shtëpie)
Do të rrini gojë mbyllur? Deri kur? Apo duhet të dal të flas unë?
Ministri duhet të flasë, të shprehet. Ta bëj publike.
Askush nuk mund të vendosë prangat! Është vendim i Gjykates Kushtetuese.
Po ne, do të qepim gojën? Deri kur?
Ata vijojnë të poshtërojnë njerezit tanë! Dhe ky poshtërim sa vete e zgjerohet…
Njerezit më thonë mua: “unë kam votuar ty, që ti të besh diçka…”
“kam votuar për ty që ti të marresh vendime”.
Dhe kjo që më thonë është e vërtetë.
Dhe po them që as e rruaj fare per rizgjedhjen si president.
Ne të gjithë bashkë duhet të mendojmë për çfare po ndodh.
Ajo çfarë këta bij kurvash duan është LIRIA JONE!
Shiko sa e lehtë është vendosja e diktaturës në Brazil. Sa e lehtë është!
Njerezit janë të burgosur në shtëpitë e tyre!
Për këtë motiv dua që ministri i drejtësisë dhe ministri i mbrojtjes të armatosin popullin.
Nëse armatos popullin asnje mëmë-qirë nuk do guxojë të vendosë diktaturën këtu!
Sepse është shumë e lehtë të vendosësh diktaturën këtu! Shumë e lehtë!
Një kryebashkiak shkërdhatë nxjerr një dekret të qirë dhe u vë prangat njerëzver dhe i mban të gjithë të mbyllur në shtepi.
Nëse populli do ishte i armatosur ai do të dilte në rrugë.
Nëse unë do të isha diktator do të doja që ta çarmatosja popullin!
Ashtu si gjithë të tjerët që fillimisht çarmatosën popullin dhe pastaj vendosën diktaturat respektive!
Ky është momenti kur ne demonstrojmë/shfaqemi dhe i kërkoj ministrit të drejtësisë dhe ministrit të mbrojtjes që të nxjerrin sot urdhirn…(për armatosjen e popullsisë).
Sepse dua tu jap një mesazh të qirë të gjithë këtyre bythëqirëve (kryebashkiakëve dhe guvernatorëve të shteteve. Brazili është shtet federal).
Arsyeja pse po armatos popullin e Brazilit është se unë nuk dua një diktaturë tjetër në Brazil!
Dhe armatosja e popullit nuk mund te shtyhet për më vonë!
A e kupton? Nuk mund të shtyhet për më vonë armatosja e popullit!
Dhe kushdo që nuk mbështet idetë e mija që janë: “familja, Zoti, atdheu, armët, fjala e lirë, ekonomia e tregut të lirë është në qeverinë e gabuar” (e ka fjalën per ministrat që nuk kanë keto ide).
Prit deri ne 2022 për ….(permend emra të politikanëve komunistë që pretendojnë të marrin pushtetin në zgjedhjet e 2022). Pra prit që të vijnë ata të marrin qeverinë dhe mos rri në qeverinë time.
Jam ketu që çeshtjen e armatosjes së popullit ta them haptas!
Unë dua që çdo qytetar të armatoset!
Sepse një qytetar i armatosur nuk bëhet skllav!”