Paloka gjen “zgjidhje”: T’i lëmë debatet! Të vijnë të besuarit nga të dy palët në PD dhe t’i verifikojnë

 

Edi Paloka ka propozuar që dy palët brenda PD të zgjedhin nga një përfaqësues dhe të bëjnë verifikimin e 4200 firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Gjatë një prononcimi për mediat, Kreu i Këshillit Kombëtar në PD ka thënë se duhet të lihen mënjanë debatet mes palëve por të bashkëpunohet për të verifikuar vërtetësinë e formularëve që ndodhen në zyrën e tij.

“I kam propozuar palëve një zgjidhje që kishte shteruese që të hiqte çdo dyshim që ka midis palëve që ne jemi në këtë situatë , statuti nuk parashikon asgjë dhe palët s’kanë besim. Palët të caktojnë nga një person që merren me problemet me zgjidhjet, si për shembull mund të jetë, Ivi Kaso, sekretar i zgjedhjeve në PD dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Palët të ulen dhe të heqin këto hijet e dyshimit dhe ta çojmë procesin përpara. Palët të caktojnë njerëzit e tyre të besuar, le ti përcaktojnë vetë, që t’i verifikojnë me telefon si të duan ata për 4 mijë e 200 firmave që janë zyrtarisht në zyrën time të ecim me këtë proces të lëmë sulmet që dëmtojnë PD. Meqë gjendem në këtë pozicion mes dy palëve, nëse palët nuk duan zgjidhje më duket një propozim mjaft i arsyeshëm për të eliminuar hijet e besimit. Le të vijnë të ulen përfaqësuesit t’i verifikojnë firmat por nëse thonë që nuk duan atëherë është një tjetër gjë kjo. Ky është propozimi që e kam diskutuar me dy palët dhe ta bëj edhe sot në kryesi si propozim, do të diskutohet. Që të dy palët të caktojnë nga një person të besueshëm. Është detyrim që të mblidhet Kuvendi”, Paloka.