Paloka: Formularët i kam unë, firmat verifikohen nga komisioni i mandateve, emrat lexohen ditën e kuvendit

Kryetari i Këshillit të Kombetar të PD, Edi Paloka këtë të premte në zyrën e tij ka pritur mediat ku ka treguar nga afër të gjithë formularët e dorëzuar nga mbështetësit e ish kryetarit të PD-së Sali Berisha të cilët kërkojnë mbajtjen e një kuvendi.

Paloka në fjalën e tij ka theksuar se detyra e tij është që të depozitoj formularët që më ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet nga komisioni i mandateve pasi unë nuk i njof të gjithë.

Ndërkohë ai theksoi se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat.

“Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët. Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut, janë pjesëtarë të kryesisë së degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe deri tek kryetari i partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit. Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emër të babës, numrat e kartës së identitetit dhe funksionin në parti që i bën delegat. As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend. Verifikimi i emrave bëhet në komisionin e kuvendit, unë kur të kontaktoj me firmëtarët apo me përfaqësueit e tyre do të ishte mirë që atë ditë para se të nisë kuvendi të harxhojnë më shumë kohë dhe të lexojnë para jush emër për emër të gjithë firmëtarët. Unë këtu jam si kryetar i këshillit dhe një palë që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të depozitoj firmat. Ky është kuvend i jashtëzakonshëm dhe procedurat e statutit parashikojnë mbledhjen e një kuvendi në kushte të zakonshme. Unë nuk jam formular, dhe nuk jam tea to që e kanë kërkuar këtë kuvend por qëe nga unë i pari jemi të detyruar që të zbatojmë kërkesën e shumicës. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim nuk e zbaton këtë”, ka thënë Paloka