Pakti Berisha ose kjo ishte loja ?! 

Nga Av. Alfred Duka

Duke qenë se kam shumë miq të mi pjesëmarrës në Kuvendin e të shtunës, të pyetur se kush e thirri këtë Kuvend, asnjëri prej tyre nuk më dha një përgjigje.

Pyetjes tjetër se kush e caktoj datën 11 dhjetor, prapë nuk mora një përgjigje.

As se kush vendosi Rithemelimin e PD që është një Akt  shumë i rëndësishëm, për të mos thënë më i rendësishmi pas krijimit të PD, nuk mora një xhevap.

Po vendimet që do të marrë Kuvendi, kush i ka propozuar, apo vendosur më saktë?

Sa përqind e anëtarëve apo e forumeve duhet të vendosë për Aktin më të rëndësishëm siç është Rithemelimi i Partisë? A ka ndonjë xhepat andej nga statusi i PD për këtë ndërmarrje aq të rëndësishme?

A mund të Rithemelohet një parti politike, nga një pjesë e saj, qoftë kjo edhe shumica?

Pakti Basha, siç u pagëzua është i domosdoshëm.

Tani kam një pyetje që tejkalon të gjitha sa pyeta më lart:

Kur Revolucioni paqësore, do të shtyp Edi Ramën?

Për këtë propozoj që të quhet Pakti Berisha.

E thënë më thjeshtë:

Berisha ka barrën dhe detyrimin që të deklarojë publikisht mirë do të ishte para Kuvendit, se Edi Rama ikën me filan datë të muajit filan, të vitit filan, me kushtet e një basti politik! Por nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë…e gjitha kjo paska qenë Loja.