Pak shpresë për gjurmë të autorëve/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Fier

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa.

Burime nga grupi hetimor i thanë Fax news, se në automjetin e gjetur të djegur pas atentatit në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Ndërkohë sipas infomracioneve, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve. E vetmja shpresë për zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e sigurisë.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti. Përsa i përket hetimeve burime nga grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngajrjes bëjnë me dije për Fax news se atentati i mbrëmshëm, ka qenë i mirëorganizuar.

Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precrdent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit.