Osmani e Kurti homazhe tek varri i Ibrahim Rugova, shtatorja e Zahir Pajazitit dhe familja Jashari

 

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Këto homazhe ata i bënë me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ndryshe, Osmani e Kurti kanë bërë homazhe edhe në Prekaz si dhe edhe tek shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë.

 

Albin Kurti e Vjosa Osmani homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeverisës, kanë bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin e Prishtinës.

ImageAlbin Kurti e Vjosa Osmani homazhe te shtatorja e Zahir PajazititFOTO GALERI
Osmani nga Prekazi: Një e ardhme e ndritur e pret Kosovën dhe Shqipërinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot me rastin e festës së 28 nëntorit ka bërë vizitë në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ajo tha se e filloi ditën nga aty për të nderuar sakrifikën e familjes Jashari.

“Sot e filluam ditën tek komandati legjendar Adem Jashari dhe familja e tij për të nderuar sakrifikën. 28 nëntorit përpos simbolikës së pavarësisë është edhe datë kur ka lindur komandanti legjendar, kur ka dal UÇK-ja për herë të parë në skenë”, tha Osmani.

Tutje, ajo uroi këtë festë duke shpresuar në një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Dua që sot t’i uroj të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë edhe Republikën e Kosovës”, u shpreh Osmani.