Organizimi i ri i PS/, Edi Rama merr në dorë kontrollin e Veriut

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, është bërë dhe ndarja e re e punës brenda kupolës socialiste për 12 qarqet e vendit.
I paknaqur me terrorin socialist në veri të vendit, Kryeministri Edi Rama, ka vendosur të marrë në dorë terrorin e Veriut të vendit pasi e quan dhe fitore rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kështu, prej sot, Edi Rama, ka vendosur të marrë rolin e koordinatorit për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër ndërsa banorët e veriut të Shqipërisë, siç duket do ta harrojnë terrorin e ushtruar nga të deleguarit kur fillon së vepruari antiveriori më i madhi në trojet shqiptare. Për ata që e kanë harruar postulatin s’keni parë gjë akoma, aty është Kryeministri!
Ndërkohë në mbledhjen e Kryesisë poashtu është vendosur që Taulant Balla të marrë nën koordinim katër qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Korçës ndërsa Gramoz Ruçi të shërbejë si koordinator për Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën.
Pas kësaj ndarje të “Shqipërisë Socialiste” në tri pjesë, u pëcaktua edhe mënyra e organizimit të strukturave të Partisë Socialiste në këto qarqe.