Opozita therret protestë kombëtare në 8 korrik. Basha: Bashkë kundër dikataturës  

 

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare në datën 8 korrik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 20:00.

Kjo është protesta e 10 kombëtare e opozitës dhe e para pas 30 qershorit, dita kur një pjesë e qytetarëve u bënë pjesë e procesit të votimeve.

Njëherazi kjo protestë vjen në ditën kur mazhoranca ka paralajmëruar që do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat nga selia e PD-së, Lulzim Basha ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen kësaj proteste.

“Dua t’i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të na bashkohen ditën e hënë në orën 20 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar për çmontimin e diktaturës”, tha Basha.

Deklarata e plotë e kryetarit Basha për mediat

A ka një vendim në lidhje me lënien e zyrave nga kryebashkiakët tuaj dhe a u vendos një datë për protestë?

Basha: Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane.

Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë.

Faleminderit!