Opozita të nxjerrë popullin nga karantina ,jo të këshillojë qeverinë

 

Nga Mark Ruci *

Gjithçka ndodh ne ketë vend janë praktika te ish – vendeve komuniste por rrojmë me iluzionin se perëndimi është e ardhmja dhe për ketë vend te sfilitur nga propaganda me zë te larte !

Përgjegjësitë e opozitës për te ardhmen e shoqërisë shqiptare janë historike pasi jemi ne fazën kur embrionet e diktaturës po rriten çdo dite ne trupin e plagosur te këtij vendi .

Te dalim nga kurthi i autokratëve si RAMA qe situata te tilla si pandemia nga COVID-19 i kthejnë ne praktika për kufizimin e lirive dhe te drejtave te njeriut , ne izolim fizik te shoqërisë dhe shkatërrim te ekonomisë se brishte kombëtare thjesht dhe vetëm për te forcuar pushtetin personal dhe për avantazhe ne raundet e ardhshme elektorale .

Opozita ka përgjegjësinë reale për te orientuar popullin për daljen e menjëhershme nga ky rrëgjim izolimi absurd , rrugëdaljet ne planin ekonomik dhe rikthimin e vëmendjes nga problemet reale te demokracisë shqiptare te blerjes se zgjedhjeve nga pushteti i lidhur ngushte me krimin e organizuar dhe nga votimet moniste te 30 Qershorit 2019 .

Qëllimi fisnik i opozitës shqiptare për te mos politizuar situatën e pandemisë nga virusi Covid -19 , ashtu si ne rastin e tërmetit është shfrytëzuar nga pushteti aktual për një propagande te shfrenuar për te mitizuar pushtetin e shpëtimtarit te çdo situate dhe aq me shume fillimin e një fushate elektorale për zgjedhjet e radhës .

Opozita duhet te ftoje qytetaret te thyejnë karantinën duke zbatuar rregullat e distancomi social e t’i kthehen punës se përditshme për normalizimin e ekonomisë, për te shmangur pandeminë e radhës ne ekonomi , ku njerëzit janë prag varfërie , një drame sociale qe ka shpërthyer tashme e kërkon rrugëzgjidhje, qe shqiptaret e presin nga OPOZITA , qe ka te gjitha kapacitetet dhe shanset për t’u treguar shqiptareve alternativat, qe te shohin qartësisht fotografinë e PERENDIMIT , ëndrrës reale ne shekuj te tyre .
*Kryetar i PD Mirditë