Opozita për prefektet e rinj- Basha: 12 shërbëtorë të rinj të Habilajve – Kryemadhi : Kazani i oligarkëve

 

Ish-ushtarakët e emëruar në krye të 12 prefekturave të vendit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cilëson shërbëtorë të rinj, ndërsa prezantimin nga kryeministri, sipas tij, u bë me synim për të shpërqendruar vëmendjen.
Basha thotë se pushtetin e vërtetë, kryeministri e ndan me kupolën mafioze dhe oligarkët e tenderave.
Basha: Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes.
Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit.

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideroi si shou emërimin e 12 prefektëve të rinj nga kryeministri, duke theksuar se
Kryemadhi: Kryeministri Lolo apo Kryeministri i Lolos bëri fushatë nëpër gjithë Shqipërinë duke na përmendur tepsinë, timonin, tutat e sportit dhe atletet. Bëri fushatë në mënyrën më të hapur pa lexuar asnjë fjalë në program, pa dhënë asnjë projektim për të ardhmen dhe sot ne kemi një qeveri pa program. Kemi një qeveri që po shikojmë teatër se si emërohen apo çemërohen drejtorët apo prefektët dhe sigurisht që shikojmë dhe prova gjenerale apo teatrin e radhës nëpër televizione, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse kazani i oligarkëve, të cilët i përgatisin z. Rama apo kryeministrit Lolo të ardhmen e tij qeverisëse.