Opozita bashkë kundër Ramës, Kryemadhi dhe Vasili 50 min në zyrën e Bashës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike Petrit Vasili i janë drejtuar selisë blu, për të zhvilluar një takim me kreun e PD Lulzim Basha.
Takimi zgjati rreth 50 min dhe burimet bëjnë më dije se qëllimi ishte për të rakorduar detajet mbi aksionin opozitar kundër Edi Ramës.
LSI iu përgjigj ftesës së demokratëve për të qënë pjesë e denoncimeve të fakteve të reja që, sipas tyre, e lidhin Edi Ramën, Saimir Tahiri me trafikun e lëndve narkotike.
Ky është takimi i parë mes kryetarë të opozitës, pasi më heret kanë unifikuar qëndrimet e tyre për cështjet që e bëjnë bashkë LSI dhe PD