Opinion / Cakaj fakton marrëdhënien katastrofë të qeverisë Rama me administratën Trump

Nga Ermal Ngjelina
A doni të dini si i ka marrëdhëniet qeveria Rama me administratën Trump? Nuk ju duhet shumë punë. Marrëdhëniet janë katastrofë dhe të vërtetën e jua tregon vetë Gent Cakaj.
Dëshiron të vazhdosh të lexosh më shumë dhe të të paraqes argumentet pse? Përpara se të të paraqes argumentet më lejo të të përsëris: kjo nuk është aspak as punë dhe as detyrë e imja! Realisht duhet të bëjëa diçka tjetër në këtë moment! Është punë e jotja!
Por meqë je me lugë në brez dhe ëndërron se si do shpenzosh lekët (hipotetike) pasi të fitosh, po shpenzoj pak minuta duke të sjellë argumentet e mija me shpresën se nuk do më bezdisësh më me pyetje për një punë që realish duhet ta bësh ti.
Në mëngjes duke lundruar në profilin tim në rrjetin social LifeLog (gabim i qëllimshëm shtypi, Facebook) në ekranin e kompjuterit mu paraqit një postim nga ministri i të huajve për marrëdhënien e shqiptarëve me të jashtmit Gent Cakaj. Në newsfeed të profilit tim në LifeLog mbaj shumë pak individë shqiptarë dhe vetëm media të huaja. Personazhe si Cakaj as që behet fjalë të jenë në newsfeed. Prezenca e surratit të tij në ekranin e kopjuterit (pastërtinë e të cilit e kam shumë të rëndësishme) më zgjoi kuriozitetin dhe klikova në postim. Vura re që ishte i sponsorizuar, pra ka përdorur paratë e taksapaguesve për të reklamuar një “punë” të tij (këta vetëm me punën nuk kanë lidhje: You’re Fired!).
Në postimin e tij, ministri i të huajve për marrëdhënie me të jashtmit, shpalos aftësinë e vet (për të përtuar të mendojë) e të folurit shumë për të thënë asgjë. Tema e 28 korrikut është vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA.
Lajmi (dhe puna që ti duhej të bëje) janë dy fotografitë që ai ka postuar. Po e nis nga e dyta.

FOTOGRAFIA ME NANCY PELOSI
Në fotografinë e mësipërme ai është me Nansi Pelosi. Vini re; janë prekur trup më trup dhe kanë vendosur kontakt me sy me aparatin fotografik, pra publikun. Janë të dy të kënaqur që janë takuar. Pra është e qartë që ka marrëdhënie shumë të mirë mes të dyve. Ose në minimum Cakaj ka biseduar dhe ka afrimitet me kreun e kongresit. Nuk mund të flas për Pelosi, sepse në opinionin tim, të bazuar në shumë vite të konsumit të informacionit që ka lidhje me kreun e kongresit, ajo është një vajzë që është rritur në një ambient familiar ku i është dhënë shumë dashuri. Nëse uranium emeton radioaktivitet Pelosi emeton vetëm dashuri dhe ëmbëlsi në kontaktet me publikun. Po të rrish pranë uraniumit të bëhesh radioaktiv, pranë Pelosit bëhesh i ëmbël. Edhe kur ajo ka folur për tema të rënda asnjëherë nuk kam parë në fytyrën e saj ashpërsi apo vulgaritet. Është Zonjë shumë fisnike!!!

FOTOGRAFIA ME ZV. PRESIDENTIN PENCE
Përpara se të komentoj fotografinë; duhet të kini parasysh zëvendës presidenti Pence nuk pranon në tavolinë e kafes apo të drekës asnjë femër nëse nuk ka gruan e vet prezent; si dhe shkon në kishë dhe beson seriozisht në Zot.
Këtë fotografi Cakaj nuk duhet ta publikonte. Vini re mes tyre ka më shumë se një metër distancë.  Ka një mur të padukshëm mes tyre të cilin Cakaj nuk e kalon dot dhe nuk e shkurton dot distancën asnjë milimetër. Vini re posturën e truprojave pas Pence, aspak te shpenguar. Ata i ndan shiriti i zi. Pra në ndryshim nga takimi i shpatullave me Pelosin, Cakaj nuk kalon dot në zonën ku gjendet Pence (për nga rëndësia institucionale Pelosi është më lartë se Pence). Shikoni në sfond ka karrige në radhë, pra Cakaj është bashkë me spektatorët dhe jo me organizatorët që qëndrojnë pas shiritit të zi.
Duket që Pence po e pyet. Qëndron drejt, dhe ka vendosur kontakt me sy. Cakaj nuk ri drejt. Shiko rudhën tek shpatulla në xhaketë, është krijuar sepse ka përkulur edhe trupin, jo vetëm kokën. Rudhë në xhaketë ka vetëm zotëria që ka mbledhur duart para dhe gjendet në sfond.
Pence është qartësisht i respektueshëm dhe komunikues, i interesuar të dijë. Cakaj përgjigjet ose më saktë thjesht konfirmon me Po pyetjen që i është drejtuar. Nuk është aspak i qetë në fytyrë. Krahasoje me fytyrat në sfond. Ata shprehin qetësi emocionale, Cakaj jo. Cakaj rri gatitu dhe si i zënë në faj. Nuk ka aspak shpengim dhe kontroll të vetvetes, sic mund të vësh re në sfond tek të tjerët.
Mendoj se duhet ta mëshirojmë paksa ministrin. Ai po përgjigjet për tema dhe çështje jashtë kontrollit të vet.
Por mos u ngatërroni. Pavarësiht se në foto është Cakaj, ajo çka ndodh me të dhe vlera që atij i jepet, përfaqëson vlerën që ka kjo qeveri për adminsitratën Trump. Ato çka thashë për Cakajn kanë vlerë për qeverinë.
Pra; mes qeverisë dhe administratës Trump ka distancë, e cila nuk mund të ngushtohet asnjë milimetër. Administratat Trump-Rama ndahen nga një mur i padukshëm dhe nga një shirit i zi. Kjo qeveri nuk bën dot as fotografi sic mund të bëjë me Pelosin, edhe në një event që ka të bëjë për marrëdhënien Shqiperi-SHBA. Pavërësisht se bëhet fjalë për marrëdhënien Shqipëri-SHBA, qeveria Rama është në radhë bashkë me spektatorët dhe jo partnere organizatore.

Administrata Trump është e qartë dhe e drejtëpërdrejtë në komunikim. Qeverisë Rama i mungon qetësia dhe aftësia për të kontrolluar dhe fshehur këtë mungesë qetësie.
Por më e rënda nga të gjitha dhe treguesi më i qartë i marëdhënies katastrofë mes palëve, është fakti që postimi i fotos me Pence, është dëshmi e dëshpërimit që kjo qeveri ka për të patur një foto me Shtëpinë e Bardhë dhe administratën Trump.

Qeveria Rama është kaq e dëshpëruar sa publikon pikërisht fotografinë që fakton marrëdhënien katastrofë që ka me adminsitratën Trump.

Dhe së fundmi kam edhe unë një pyetje: kjo çështja e të përtuarit për të menduar, e ka vetë Cakaj apo e ka trashëgim në familje? Sepse vini re në profil zyrtar emrin e ka Gent. Mund të jem i gabuar, (tërësisht i gabuar por thjesht është opinion, kam të drejtën time nga të gjitha kartat e OKB-së të kem opinion pra të jem i gabuar) por ne shqiptarët përgjithësisht këtë emër zyrtarisht e shkruajmë Gentian apo Genti. Pra pyetja është: ky përton ta shkruajë emrin Gentian apo ai që ja vendosi emrin përtoi ta bënte këtë punë? Dmth përtacinë për të menduar e ka personale apo të trashëguar?