O me xhelatet ,o me viktimat z.President !

Nga Nebil Çika

Ne vemendje te gjithë atyre te djathtëve qe e presin “shpetimin” nga Ilir Meta !

Sot Presidenti Ilir Meta dekoroi me medaljen Nderi i Komobit “Organizaten e Verenëve te Luftës Nacional Clirimatre ”
(komuniste ) Kjo organizate nuk ka pothuaj asnje veteran pasi lufta ka 75 vjet qe ka mbaruar. drejtohet nga nje autor njohur i krimive te komunizmit ish – hetuesi i Sigurimit te Shtetit, Odhise Porodini .

Ne karrieren e tij ka shumë krime kunder njerëzimit, por majfton vetem fakti qe ky ka qene hetuesi që çoi ne pushkatim poetin Trifon Xhagjika , gazetaret Fadil Kokomani e Vangjel Lezo e tje eshte i mjaftueshem .Te tre keta viktima te Porodinit jane te dekoruar nga Presiodenti i Republikes me medaljen Martir i Demokracise qe ne vitin 1993 ,
Sot nje prej xhelateve te tyre dhe qindra te ngjashem si ai nderohen me medaljen “Nderi i Komobit” si “veterane lufte” po nga Presidenti i Republikes.

Tani kam një fjalë me Presidentin !

Ne fajlën time gjate ceremonisë se dekorimit te dy te mbijetuarave te kampit komunist te shfarosjes ne Tepelene ju kam kerkur pubkisht këtë ::” …Z, President është këtu edhe për të dekoruar disa te mbijetuar te Kampit te Tepelenës dhe shumë mirë po bën . Por ka ndodhur ne te shkuarën ,shpresoj te mos ndodh me, që institucionet shtetërore Presidenti ,qeveria etje sa here qe dekorojnë njerëzit tanë ,viktimat e krimeve te komunizmit, shkojnë ne Tirane dhe dekorojnë edhe autoret e këtyre krimeve . Sot Enver Hoxha dhe gjithë banda e tij kriminale janë heronj dhe tituj te tjerë, te dhëna nga shteti shqiptar .Shpresoj qe kjo te mos përsëritet më….ndajeni mendjen ,o me viktimat o me xhelatet… “.

E kisha fjalen pikërisht per kete te mos dekoroje me autoret e krimeve komuniste dhe ti jepte fund hipokrizisë me viktimat e tyre . Me sa duket, ,per arsye ideologjike ,nuk heq dot dore nga xhelatet , gje që e deshmon edhe dekorimi i sotem .

Tani kërkesa ime për Shkëlqesinë e Ttij sot eshte: Hiqua titullin “Martir i Demokarcisë” viktimave te “veteranve ” te sigurimit “Porodini &Co , Trifon Xhagjikes, Fadil Kokomanit , Vangjel Lezhos etje .

Eshte me e ndershme per njeriun të ket vetem një fytyre dhe kjo qe treguat sot me duket me e sinqerta ,me e verteta !
Ju shkon me shumë kjo e sotmja z. President !