O Edvin….

Nga Adriatik R. Dosti

Po te drejtohem keshtu ngaqe te njoh qe kur s’mbahet mend..e te njoh nga fare afer qe kur nise te ngjitesh shkallet e para te politikes qe nuk e di se c’mutin pate qe u ngjite pas saj po si muti pas kepuces..sepse ku Arti e Basketbolli me te cilat ishe marre deri atehere e ku politika qe kish qene zanat i ”detyruar” Babait tend ..

Nejse..tek po shoh gjithe kete goxha reagim ndaj cmendurise e lajthitjes tende te fundit qe Avionet e Air Albania ti etiketosh me emra te poeteve tane te shquar mendova te te jap edhe une nje mendje se si thote populli dy mendje bejne te pakten nje mendje sagllam apo jo..?

Po ik or njeri mos u merr me budallalliqe te kesaj natyre e leri kockat e poeteve te gjore te treten rehat e ne paq atje ku jane e mos fut sherr mes tyre se nje zot e di se ku mund ti dale tymi ketij debilllikut tend me brire ok….

Po mendoja me qetesi e llogjike qe gjithe – gjithe kompania e re shqiptare e fluturimit ja ta zeme se mund te kete 7-8 avione qe ti paska dhene e do ti jape ne forme dhurate Sulltani Erdogan ose ne forme shkembimi koke me koke..pra ti e Thaci dorezoni koka te medha Gyleniste tek Sulltani e ai ne kembim ju jep nga nje Aeroplan etj etj ..shkembime te kesaj natyre ..si psh. ti i jep nje Aeroport e hop ai ta kthen me nje aeroplan…

Ndaj leri llafet e hic mos degjo fjalet e botes ..dhe anulloje vendimin e pare dhe fut ne fuqi propozimin tim te ri …quaji avionet me emrat e pjestareve te familjes tende dhe je rehat e i mbyll njehere e mire gojet e liga…..se te thashe me shume se 7-8 nuk do te mund te kemi kurre se helbete jemi vend e popull i vogel ok..

Keshtu aeroplanin e pare quaje Im Ate Kristaqi..te dytin Ime Eme Neta…te tretin Ime Shoqe Linda..te katertin Im Bir Gregu..te pestin Trashegimtari im Zaho..te gjashtin Bossi im Olsi…dhe te shtatin pa pasur hic turp quaje Une dhe Taipi…[jo ai Taip qe ta hipen ty siper jooo te kuptohemi ai pra..miku yt prej Stambolli qe i thone Sulltan…] …

Ndersa Helikoptereve shqiptare mendoj tu vesh emrat e atyre lloj plehrave e kazaneve qe te sherbejne ty me aq devotshmeri sa qe do ti kishte zili edhe Kim Jong Un i Korese se Veriut..

Dhe do ishte fantastike qe helikopteret shqiptare me emrat e tyre te kryenin gjate gjithe dites e nates fluturime te brendeshme ajrore per punera e qellime te ndryshme fjala vjen ..Helikopteri Mut Nano te fluturonte ne linjat Rrushkull e Corovode per te gjetur P….e nones se vet… ose lejen e legalizimit te kurvave qe nuk i ndahen nga goja …helikopteri Mero Baze te fluturonte ne linjen Tirane – Tepelene per t’ju bashkuar isos se kenges per Komandant Enverin e per te nderuar me grusht kujtimin legjendar te tij sikurse ben Termeti yt i Peceve ne ate zone…e te gjithe se bashku ne ate ziafet shkofshin ne te semes pas ketij lloj fluturimi ok…

Nje helikopter special etiketoje Fevzo…dhe dergoje ne Peze per te pare veteranet e pavdekshem 20-70 vjecare qe vetem shumohen njesoj si ajo parrulla juaj e djeshme…nje bie ..mijera ngrihen…..qe edhe mezi mbajne breket e tyre e nje pjese duan perkthyes kur mundohen te flasin shqip nuk i shkulin nga dora portretet e basyretet e Diktatorit qe i marrshin me vete edhe ne varr ishalla…

Po kete Fevzon quaje Specials..Number One..dhe coje ku te duash e perse te duash se s’ka turp e as qeder ky as nxihet e as skuqet ehuuu sa bythe ka mesuar te lepije ky o Edvin…ndaj mos e kurse ok…

Kacatorret e tjere qe perdoren per sperkatje, per shuarje zjarresh , per qellime turistike , per shetitje thjesht per qejf…etiketoji serisht me emra kazanesh e balle kazanesh se nuk te gjen gje vec mire te behet ty e askujt tjeter …fjala vjen njerin quaje Dritarja e Rudines..tjetrin Zona e lire e Canit ..tjetrin Gavorit Moskva… ..tjetrin Provokacja….njerin Ylli tjetrin ne radhe Hila..nje me te sofistikuar Bushat …nje me te thjeshte Eni apo Ilva…nje te dale duarsh e mendsh bashke quaje pa frike Lorenc…etj etj ok… ke plot ndaj perdori si te te doje bytha e hic mos i kurse..ok..

Ndersa Skafeve me droge qe kapen pa pushim cdo dite ne brigjet tona e te Italise, Greqise e te kujt te munden aman me qafsh po s’u vure emra Deputetesh …te garantoj se 95 perqind jane te tyret ..ndaj verju emrat e shif kur tu dalin te zotet menjehere..se eshte e dhimbeshme por edhe e ndjeshme prona private o Edvin..se ke pare ti se si po vritet gjysma e Shqiperise per te?

Autobuzeve qe do kalojne me takse tashme ne rrugen e Kombit por edhe ne rruget e tjera te Shqiperise verju emra Kryebashkiakesh aman ..te lutem ..beje kete se do shohesh gallate ..se ti vdes per njecik rremuje, show e estrade mes tyre …se eshte e bukur te pyesesh fjala vjen ..per ku niset Veliaj….kur niset Gjushi, nga shkon Termeti, c’destinacion ka Qazua, po Roshi..po Bushi..po Ndreca..apo kur vjen Gafurri…apo si e kishte emrin ai brekgrisuri i Dibres…etj etj…dhe s’ka me bukur se sa kur ti kontrollosh neper posto-blloqe ..e lere me neper dogana keta pelivanet e tu qe kullojne ar e shkuar arit o Edvin..

Termeteve qe nuk po e lene rehat Mbreterine tende verju emra ministrash degjo mua ..njeso ore sic bejme ne ketu ne Amerike qe Uraganet i quajme me emra konkrete Anita, Belinda , Katrina, Ema , etj etj..edhe ti nisi e quaji ata me te fortet e qe tundin e trondisin dynjane fjala vjen ..Termet Gjiknuri..termet Ahmetaj, termet Nikolla.. ..termet Bushati..Kryetermet Xhafa….ama termete ama e jo llogje..nga ata qe te fusin drithmat ne shpirt e jo nga ata qe mjaftohen duke te rrezuar vetem gotat nga bufeja ok…

Ate termetin e Tepelenes hic fare mos e etiketo se ai ka etiketuar veten qe kur ka lindur ok..

E imagjinon o Edvin sikur tu vesh emra edheAnijeve, Vaporeve , Mauneve a Traqeve qe vijne aty me Banane, me Toyta, me Para, me Kokaine e Heroine
e me gjthe faresoj malli ”legal e pa dogane” qe hyn ne sulltanatin tend ….ehhhh si do kercejne perpjete si arixhiu pas daulles e dajres ata te tute …Taulanti e Bracja…Ulsiu e Spiropali…Vasilika e Finua…ehuuu plot ore plot furriku…. gjysma ose trecereku i Rilindjes a i PS tende do te te hidhen ne gryke te garantoj per kete se eshte ”i shenjte emri” e gjithe – sejkushi kerkon emrin e mbiemrin e tij o Edvin..ndaj mos ju hyre ”origjinaleve ” ne hak se ti vete ke thene qe jane vlera…e ata 1 milion shuplakasit e tu perdite thone se lum Partia qe i ka e lumi ti qe i mba….

Furgonave verju emrat e Kryepoliceve te tu nga Vermoshi ne Konispol…por kujdes ama se mos i lesh te ikin ne drejtim te pa ditur se aq duan ata…ju dhe gishtin te marrin doren dhe ahhhaaa tu dhjene provat, dosjet e faktet e te mbeti Dopio Gjashta ne dore ..ok..se nuk kane faj keta te shkretet e tu me uniforme jooo por vene ata kopilat e kodoshet kriminele e ju perzihen ne punet e tyre dhe ja tek u dhje pazari fare …

I dekonspirojne a nuk e di se si ju thone ..me ca smsra ..a rjedhje sekreti e ku ta di une …se jane te koduar e te sofistikuar keta te sotcmit o Edvin ndaj degjome mua..nganjehere mire ben ti qe e ben nje sy qorr e nje vesh shurdh..se keta vijne e te arrestojne , te heqin qafe apo edhe te vrasin edhe kot se koti ashtu pa dashje..sepse plumb eshte ai i shkreti ben edhe gabime,,ben fjala vjen rikoshet dhe ja tek ike me te shumtet…

Ok..une kaq kisha per sot..dhe mos harro te presesh po sot ne Rinas ..Lasgushin qe nise dje per ne Stamboll..se po nuk e prite e percolle ti kush do ta prese e percjelle ne vule -humburit ?