Numri i të infektuarve me Covid-19 në botë i kalon 1 milion
Numri i të infektuarve me Covid-19 në botë i kalon 1 milion
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi i ri sot ka tejkaluar 1 milion, sipas shifrave të përpiluara nga universiteti amerikan “Johns Hopkins”.
Virusi COVID-19, i cili u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë globin, ka shkaktuar vdekjen e gjithsej 51.485 njerëzve, ndërkohë që 3 miliardë njerëz i ka detyruar të vazhdojnë jetën të izoluar në karantinë.
Italia, Spanja, Kina dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura, ndërsa numri më i madh i rasteve me koronavirus është shënuar në ShBA, më shumë se 234.460 raste. ShBA ka konfirmuar 5.607 vdekje për shkak të virusit.
Italia ka regjistruar numrin më të madh të viktimave me 13.915 dhe 115.242 raste pozitive, ndërsa Spanja ka raportuar 10.096 vdekje midis rasteve të konfirmuara që janë rreth 110.238. Kina, vendi i pacientit zero ndjek Spanjën me 3.322 vdekje, ndërsa rastet e konfirmuara nga ky vend janë 82.432.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në Iran është 3.160, dhe numri i rasteve të konfirmuara është 50.468.
Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë zbatuar izolime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli sëmundjen një pandemi globale dhe Evropën epiqendrën e re të sëmundjes.
Ministria e Shëndetësisë së Turqisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 18 mijë e 757 teste dhe janë zbuluar 2 mijë e 456 raste të reja të infektimit me këtë virus. Me rikuperimin e 82 pacientëve të tjerë sot, numri i përgjithshëm i personave të shëruar që kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit për Covid-19 është rritur në 415.
Më poshtë do të gjeni të rejat më të fundit për bilancin e pandemisë së koronavirusit sipas shteteve dhe masat shtrënguese që janë marrë në vende të ndryshme:
SHTETI
VIKTIMA
RASTE
MASA PARANDALUESE
ShBA
5.607
234.462
Paralajmërohet se vatra e radhës e epidemisë do të jetë kryeqyteti Uashington DC dhe rrethinat.
Në ShBA numri i vdekjeve është më shumë se 5.000 dhe numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të regjistruara i ka tejkaluar 216.000. Ndërsa gjysma e vdekjeve janë regjistruar në Nju-Jork, numri i rasteve këtu i kapërcen 12.000. Shtetet si Nju-Jork dhe Nju-Xhersi mbeten epiqendra e koronavirusit. Një foshnje gjashtëmuajshe ishte midis viktimave në shtetin e Konektikat. Presidenti Donald Trump deklaroi se ata po vlerësojnë ndërprerjen e fluturimeve të brendshme në rajonet, ku pandemia është përqendruar më së shumti. Pasi tha se numri i rasteve në Amerikë ka thyer një rekord në 24 orët e fundit, Trump shtoi: “Ju mund të kuptoni se sa serioz është ky virus duke shikuar shifrat e ditës së fundit”.
Ndihmëspresidenti Mike Pence tha se deri në qershor vendi mund të dilte nga situata e epidemisë së koronavirusit (Covid-19) nëse masat e marra do të respektohen dhe zbatohen si duhet. Agjencia Federale e Emergjencave (FEMA) i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes (Pentagonit) “sa më shpejt të jetë e mundur” 100.000 thasë për kufoma. Komanda e Rojës Bregdetare ka urdhëruar të gjitha anijet turistike që ndodhen në ujërat territoriale amerikane që të bëjnë përgatitjet për të trajtuar pasagjerë të sëmurë dhe ekuipazhin e infektuar me Covid-19 në bord.
Itali
13.915
115.242
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 727 të sëmurë të tjerë me Covid-19. Masat shtrënguese janë shtyrë deri në 13 prill.
Vatikan
0
10
Raportohet se Kardinali Angelo De Donatis, Famullitari i Përgjithshëm i Romës, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (Covid-19) dhe është duke u trajtuar në spitalin Gemelli në Romë dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Kardinali 66-vjeçar u testua pas shfaqjes së simptomave të virusit.
Spanjë
10.096
110.238
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 950 njerëz. Ministria e Shëndetësisë e ka cilësuar këtë si rritjen drastike që është regjistruar që nga shfaqja e epidemisë në vend.
Kinë
3.322
82.432
76.571 janë shëruar
Francë
4.514
59.926
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 509 të sëmurë të tjerë me Covid-19 duke lënë kështu prapa edhe Kinën. Raportohet se 3,6 milionë njerëz kanë mbetur të papunë për shkak të epidemisë që ka pllakosur vendin. Ministri i Punës, Muriel Penicaud tha se 337.000 biznese të prekura ekonomikisht nga koronavirusi kanë nxjerrë nga puna 3,6 milionë punëtorë dhe kjo i ka sjellë buxhetit të shtetit një kosto prej 11 miliardë euro. Ata që kanë humbur vendin e punës do të marrin nga shteti 70% të pagës si pagesë papunësie. Nga ana tjetër një depo në tregun ndërkombëtar “Rungis” në Paris do të shndërrohet në morg për ata që kanë humbur jetën nga Covid-19.
Është anuluar Panairi i Automjeteve në Paris, i planifikuar për t’u mbajtur në tetor 2020.
Gjermani
1.074
84.264
Masat e marra në 22 mars në kuadër të luftës kundër koronavirusit janë shtyrë deri më 19 prill. Duke iu referuar festës së Pashkëve që do të kremtohen javën e ardhshme kancelarja Angela Merkel i paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë në Pashkë duke thënë se “Pandemia nuk i njeh festat”. Numri i shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv nga 28.000 që ka qenë është rritur në 40.000.
Mbretëria e Bashkuar
2.926
34.165
Numri i të vdekurve nga Covid-19 është rritur me 569 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Iran
3.160
50.468
124 kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit. Presidenti Hasan Ruhani tha se epidemia mund të zgjasë deri në fund të vitit, kështu që mund të vazhdojnë edhe masat kufizuese që janë marrë në shkallë vendi.
Zvicër
536
18.827
4.013 të shëruar
Belgjikë
1.011
15.348
2.495 të shëruar
Holandë
1.341
14.784
260 të shëruar
Austri
158
11.076
1.749 të shëruar
Koreja e Jugut
169
9.976
5.828 të shëruar
Kanada
128
10.132
1.668 të shëruar
Portugali
209
9.034
68 të shëruar
Turqi
356
10.827
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 18 mijë e 757 teste dhe janë zbuluar 2 mijë e 456 raste të reja të infektimit me këtë virus.
Me rikuperimin e 82 pacientëve të tjerë sot, numri i përgjithshëm i personave të shëruar që kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit për Covid-19 është rritur në 415.
Republika Çeke
44
3.805
67 të shëruar
Qipro e Veriut
(RTQV)
0
42
Në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) është marrë vendim për të ndaluar daljen në rrugë në orarin 21.00-06.00. Viktimat ishin turistë gjerman.
Qiproja e Jugut
10
356
28 të shëruar
Vietnam
0
227
75 të shëruar
Azerbajxhan
5
400
26 të shëruar
Territoret Palestineze
1
160
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 155 raste të reja.
Një palestinez i liruar pas vuajtjes së dënimit për 1 vit në burgjet e Izraelit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas një komunikate të shkruar të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) po punohet për të identifikuar të dënuarit e tjerë që kanë pasur kontakt me palestinezin e infektuar gjatë kohës që ka qenë në burg. OÇP për këtë “krim” akuzon Izraelin
Irak
54
772
202 të shëruar
Izrael
34
6.808
Kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 testet e ministrit të Shëndetësisë, Yaakov Litzman dhe bashkëshortes. Ministri Litzman do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Ndërkaq kryeministri Beniamin Netanjahu do të hyjë sërish në karantinë për shkak të daljes pozitiv të testit të ministrit të Shëndetësisë.
Brazil
165
4.661
127 të shëruar
Australi
24
5.116
520 të shëruar
Zelanda e Re
1
797
92 të shëruar
Norvegji
50
5.131
32 të shëruar
Suedi
282
5.466
103 të shëruar
Finlandë
19
1.518
300 të shëruar
Danimarkë
123
3.573
1.172 të shëruar
Irlandë
98
3.849
5 të shëruar
Malajzi
50
3.116
Mbreti i Malajzisë Sulltan Abdullah Shah dhe bashkëshortja e tij kanë dhuruar pagën 6-mujore për të mbështetur procesin e luftës kundër epidemisë.
Kili
18
3.404
335 të shëruar
Rusi
30
3.548
121 të shëruar. Sipas një ligji të ri që është përgatitur në kuadër të masave pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve shkelja e masave kundër Covid-19 do të konsiderohet si “akt terrorist”. Ligji parashikon 12.300 dollarë (1 milionë rubla) gjobë ose dënim me burg deri në 3 vite për shkaktarët e infeksionit të virusit; dhe 24.600 dollarë (2 milionë rubla ruse) gjobë ose dënim me burgim deri në 5 vjet për personin që shkakton vdekjen e dikujt nga virusi. Ndërsa ata që shkaktojnë vdekjen e 2 ose më shumë njerëzve mund të dënohen me burg deri në 7 vjet.
Ukrainë
20
804
Në ushtri është regjistruar rasti i parë me Covid-19, një doktoreshë me detyrë në spitalin ushtarak.
Japoni
66
2.384
Në kryeqytetin e vendit Tokio brenda një dite janë zbuluar 97 raste të reja, një shifër e re rekord që nga shfaqja e epidemisë në vend.
Pakistan
33
2.386
107 të shëruar
Indi
68
2.341
177 të shëruar
Tajlandë
15
1.875
Duke filluar nga nesër [e premte] do të zbatohet në të gjithë vendin ndalimqarkullimi në orarin 22.00-04.00. Kompania ajrore kombëtare “Thai Airways International” njoftoi se ka pezulluar të gjitha fluturimet nga jashtë shtetit deri më 31 maj.
Filipine
107
2.633
Presidenti Rodrigo Duterte ka thënë se do t’u japë forcave të rendit urdhrin për të qëlluar mbi personat që nxjerrin probleme dhe të ndërpresë ndihmat ushqimore dhe në para ndaj tyre në rast se kundërshtojnë kufizimet që ka vendosur Qeveria në kuadër të luftës me epideminë Covid-19.
Indonezi
170
1.790
112 të shëruar
Arabia Saudite
21
1.885
Në Mekë dhe Medinë është shpallur ndalimqarkullim i plotë. Agjencia zyrtare saudite e lajmeve “SPA”, duke cituar burime nga Ministria e Brendshme, tha se masa e ndalimit të daljes jashtë gjatë 24 orëve do të vlejë deri në një njoftim të dytë.
“SPA” raportoi se nga masa përjashtohen punonjësit e institucioneve kyçe të sektorit publik dhe atij privat, ndërsa banorët e këtyre dy qyteteve do të lejohen të dalin nga ora 06:00 deri në ora 15:00 vetëm brenda lagjeve ku banojnë vetëm për plotësimin e nevojave themelore, siç janë ato shëndetësore dhe ushqimore.
Në Mekë dhe Medinë janë ndaluar të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtim të vendeve që bëjnë shitjen e produkteve elementare, siç janë farmacitë, stacionet e benzinës dhe bankat.
Ndërkaq, autoritetet e kanë vazhduar ndalesën për hyrje dhe dalje në këto dy qytete.
Më 23 Arabia Saudite mars kishte vendosur orë policore në periudhën kohore 19:00-06:00 me kohëzgjatje prej 21 ditësh.
Afrika e Jugut
5
1.462
Në mesin e viktimave të koronavirusit gjendet edhe shkencëtarja afrikanojugore me famë botërore Prof. Dr. Gita Ramjee, e njohur për punimet që ka bërë për të luftuar virusin HIV.
Meksikë
37
1.387
35 të shëruar
Greqi
53
1.544
Një grup doktorësh evropianë kanë bërë apel për boshatisjen e kampeve të azilkërkuesve që janë ngritur në ishuj për të parandaluar një katastrofë humanitare për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Në një kamp afër Athinës është vendosur karantina pas konstatimit të koronavirusit në 21 refugjatë, ka njoftuar Ministria e Migracionit. Është karantinuar edhe kroçera “El. Venizelos” e ankoruar në portin e Piresë për shkak se testet e bëra tek pasagjerët dhe ekuipazhi i anijes kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Slloveni
17
897
70 të shëruar
Kroaci
7
1.011
88 të shëruar
Serbi
31
1.171
0 të shëruar
Bullgari
10
457
25 të shëruar
Estoni
11
858
45 të shëruar
Letoni
0
458
1 të shëruar
Lituani
9
649
7 të shëruar
Armeni
5
663
33 të shëruar
Gjeorgji
0
134
26 të shëruar
Hungari
21
585
42 të shëruar
Sllovaki
1
426
7 të shëruar
Bosnjë-Hercegovinë
16
532
Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 3 doktorë që punojnë në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).
Bulgari
8
379
17 të shëruar
Rumani
114
2.738
267 të shëruar
Moldavi
6
505
23 të shëruar
Poloni
51
2.692
56 të shëruar
Maqedonia e Veriut
11
384
17 të shëruar
Shqipëri
16
277
67 të shëruar
Kosovë
1
126
10 të shëruar
Mali i Zi
2
144
0 të shëruar
Liban
16
494
46 të shëruar
Në kontinentin e Afrikës deri tani virusi është shfaqur në 49 shtete dhe numri i rasteve brenda një dite është rritur nga 5.786 në 6.213. vendet ku virusi është përhapur më së shumti janë: Afrika e Jugut, Egjipti, Algjeria, Maroku, Tunizia Burkina-Faso dhe Kameruni. Në Ruandë ndalimqarkullimi është zgjatur edhe me dy javë të tjera.
Egjipt
52
850
179 të shëruar
Algjeri
86
986
61 të shëruar
Marok
44
772
30 të shëruar
Tunizi
14
455
5 të shëruar
Jordani
5
299
45 të shëruar
Katar
2
835
71 të shëruar
Emiratet e Bashkuara Arabe
8
814
61 të shëruar
Kuvajt
0
342
81 të shëruar
Burkina-Faso
16
288
50 të shëruar
Afganistan
4
258
10 të shëruar