Nuk reagojmë kundër diktaturës se nuk e njohim lirinë !

Nga Nebil Çika

Këto dite te pandemisë shqiptarët ne shumë aspekte kanë përjetuar një rikthim të diktaturës komuniste e megjithatë reagimi politik e qytetar ndaj dhunimit te lirisë është për te ardhura keq , pothuaj zero. Nuk është se nuk ka zëra qe konstatojnë rikthimin e diktaturës dhe dhunimin e lirisë por ata kane qene deri tani personalë dhe virtual pa mundur te injektojnë një reagim masiv si ne vendet perëndimorë veçanërisht ne SHBA . Kam ndjekur këto dite intervista komente , reagime te ndryshme publike te pelikanëve, personaliteteve publikë , gazetareve e analistëve te shumte perëndimorë qe kundërshtojnë dhunimin e lirive ne emër te masave kundër virusit kinez dhe janë te shumte qe e krahasojnë situatën ne vendet e tyre si ato te diktaturave komuniste . Me befasoi një analiste , politologë e njohur amerikane që e cilësonte situatën e shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme e vendosur ne disa shtete te SHBA si “ diktaturën e Enver Hoxhës ne Shqipëri” . Me befasoi dhe u ndjeva keq nga konstatimi i saje jo se nuk është i vërtete por për faktin se gjendja te cilës ajo i referohej kishte ndodhur ne vendin tone vetëm 28 vjet me pare dhe këtu shume pak nga zërat publik nuk guxon ta përmendë faktin qe e njëjta gjë po ndodh ne shume aspekte edhe sot . Izolimi , dhunimi zyrtar i ligjshëm dhe i pa ligjshëm i lirive dhe te drejtave themelore te njeriut si e drejta e i pronës, aktivitetit politik , fjalës ,lëvizjes te kulmuar me tërheqjen e qeverise nga Konventa Evropiane e te Lirive dhe Drejtave te Njeriut nuk janë asgjë tjetër përveç se diktuare. Dhe fakti qe këto gjer kane ndodhur vetëm për gjysmë shekulli vetëm 28 vjet me pare do te thotë qe shumica e shqiptareve e njohin mire ketë situatë pas pjesa me e madhe e jona e ka pësuar vete prej tyre .
Por kur e njohin kaq mire diktaturën pse nuk reagojnë kundër saje ?! Kjo është një pyetje qe me vuri ne dileme kur dëgjova analisten amerikane te krahasonte situatën ne disa pjese te vendit te saje me Shqipërinë e Enver Hoxhës .Si ka mundësi që ata që nuk e kanë jetuar komunizmin por vetëm kanë lexuar e dëgjuar për tiraninë e tij reagojnë aq fort ndaj shfaqjeve të tij ? Vrava mendjen dhe dola në përfundim që ata vetët nuk e njohin nga afër, nuk e kane jetuar diktaturën komuniste por ata njohin nga afër lirinë kane jetuar lirinë e demokracinë dhe nuk janë gati ti dorëzojnë ato për asnjë çmim, Shqiptarët përkundrazi njohin shume mirë diktaturën krimet dhe pasojat e saje por nuk njohin lirinë demokracinë dhe te mirat qe vijnë prej tyre , nuk i perceptojnë dot drejt pasi edhe “liria “ e dhuruar pas rrëzimit “de jure “te diktuarës ishte dhe mbetet një iluzion ,një mirazh ku e ku me lirinë e demokracinë e vendeve perëndimorë ,prandaj dhe nuk luftojnë për ti mbrojtur ato . Nuk mund te luftosh për te mbajtura një gjë qe se ke qe nuk e ke pasuar kurrë. Populli shqiptar dominohet sot nga “njeriu i ri “ i komunizmit ,krimi më i madh i diktaturës në Shqipëri . Njerëz pa besim tek Zoti , liria , prona, familja , atdheu dinjiteti etje vlera njerëzorë qe karakterizojnë njeriun e lirë. Thelbi i “njeriut te ri” komunist është pa dyshim raporti me te vërteten për te cilën është programuar të mos e pranojë. Ky raport me të veten e bën at enje qenie të pa arsyeshme që shfaqet me dukshëm te pamundësia e tij për të dalluar te mirën nga e keqja edhe ne rastet kur e keqja dëmton vet atë. Me lirinë ne konceptin klasik perëndimorë te saje njeriu i ri nuk ka lidhje fare, dhe saka si te reagojë e për me tepër te sakrifikoje në mbrojtje të sajë .