Nuk kemi per t’ju harruar

Nga Kristale Vrzaj *

“Edhe Muret Kane Veshe eshte nje platforme ku te mbijetuarit jane personazhet kryesore dhe e zoterojne vete narrativen e historise. Keto ngjarje ju perkasin juve. Ky projekt ekziston vetem qe ju te degjoheni dhe te mbaheni mend nga Shqiperia dhe gjithe bota.

Per te gjithe ne, ky projekt ishte dhe vazhdon te jete nje fryt i dashurise. Ky projekt nuk eshte per ne. Ky projekt eshte per te treguar rezistencen dhe individualitetin e kampioneve te jetes; te mbijetuarve qe jetojne ne komunitetin tone, si familja , Mirakaj , Melyshi, Merdani, Abazi, Doko, Pasha , Kola , Coku, Repishti, Dine, Radi, Kupi, Dojani, Pepaj, Parubi, Peraj, Vocaj, Zhiti, Bakalli, Lulaj, Gasperi, Kurti, Troshani, Baruti, Kaloshi, Mernacaj, Nilaj, Deckaj, Kalaj, Malaj, Pervizi, Murra dhe Shume Shume familjet te tjere

Dhe vete familja ime Mirakajt prej Thethi perfaqesohen sonte nga ster halla ime Age Shabi, motra e gjyshit tim, e cila ishte frymezimi per kete mision personal. Jam tejet mirenjohese qe ajo eshte ketu me ne sonte!!

Ka shume emra qe nuk arrita ti permend. Vullnetaret qe na kane ndihmuar, fotografet, perkthyesit, te cilet kishin vetem njdenjen e pergjegjesise per te hapur syte ndaj horroreve dhe te vertetes se 47 viteve.

Na keni ftuar ne shtepite tuaja dhe keni hapur zemrat tuaja ndaj nesh, disa te huajve. E dime qe meritoni me shume.

– Dite kombetare pushimi ne emrin tuaj,
-nje kurrikulum historie ne cdo shkolle shqiptare
-drejtesi dhe nje falje publike posacerisht per ju.

Meritoni shume me shume, pasi ju jeni heronjte tane. Ky projekt eshte menyra jone per t’ju thene:

Ju shohim
Ju ndjejme
Ju falenderojme
Ju rikujtojme
Ju respektojme
dhe nuk kemi per t’ju harruar.”

*Fjala ne premjeren e filmit dokumentar ” Edhe muret kane vesh “