Nuk heq dorë nga mashtrimet, NY Times pretendon publikimin e taksave të Trump

Nga Ermal Ngjelina

Me shumë gjasa në ditën e sotme do të ndiqni në ekranet e televizorëve lajmin se Nju Jork Times ka publikuar më në fund të dhënat e taksave që ka paguar presidenti Trump.
Askush nga mediat shqiptare nuk do ju përmendë faktin se avokati i Trump ka dhënë argument që vërteton se raportet që gazeta disponon të bindin se është manipulim.
Praktikisht qëllimi fundor është fitorja e luftës për të zotëruar opinionin e njerëzve dhe jo të dhënat profesionale statistikore të taksave, kushdo qoftë ai.
Avokati përmend faktin e padiskutueshëm që gazeta jep raporte tatimore të deklaruara në formë elektronike në një kohë kur në atë periudhë nuk egzistonte raportimi elektronik i taksave.
Gazeta pretendon se ka taksat e periudhës 1984-1995. Dihet që në këtë periudhë biznesi i Trump nuk ka qënë në performancë të mirë. Dhe gazet shtiret dhe bën sikur jep ndonjë lajm të madh duke thënë atë që e dinë të gjithë se; biznesi i Trump rezultoi në fund të këtij 10 vjeçari me nevojë rifinancimi deri në 1 miliardë dollar.
Nju Jork Times nuk është vetëm një gazetë por është një kompani e madhe serioze me shumë aktivitete. Gazeta është popullore dhe me qëndrim të ekstremit të majtë.
Nju Jork Times është e njohur për faktin që në periudhën kur qytetarët e Ukrainës vdisnin me miliona për shkak të urisë që u shkaktoi Stalini, ajo raportonte për jetën e lumtur në Bashkimin (sot të shpërbërë) Sovjetik nën udhëheqjen e Stalinit.