Nuk e kemi në krah, por pse na kërcen në shpinë ?!

Nga Nebil Çika
Kryeministri Rama u shfaq dje i terrorizuar para shqiptareve në daljen e tij publike par shqiptarëve për te paralajmëruar masat ekonomike te qeverise se tij situatën e koronavirusit. Me fjalorin e tij te panikut , kërcënimeve dhe masave shtrënguese me shume i terrorizoi se sa i qetësoi shqiptaret e ngujuar ne shtëpi ne një shtetrrethim nga me te paparët e te pa dëgjuarit ne bote. Qetarët e këtij vendi kane te drejte te lëvizin me këmbë vetëm katër ore ne dite dhe këto te vetëm pavarësisht halleve qe kane . Qindra mijëra njerëz kane humbur vendet e punës ndërkohe oje qe me mijëra familje te ngujuar janë te kërcënuar nga mungesa te shumte te mjeteve te jetës deri ne uri. {Ne këtë lufte jemi vetëm”- tha Rama duke paralajmëruar se i ka larë duart nga ndonjë mbështetje ndërkombëtare dhe se këtej e tutje te gjithë do te jemi ne mëshirën e tij. E vetmja shprese e kryeministrit për te përballuar luftën është izolimi ne shtëpi i qytetareve qe sigurisht nuk mjafton. Paratë e premtuar ne mbështetjen ekonomike te “luftës “me koronavirusin nuk dihet ne do te shkojnë dot tek qytetaret qe nuk morën dot një sqarim te qarte se si do te përfitojnë ta ne terma praktike nga këto masa ekonomike . PSH qeveria greke para disa ditësh deklaroi se qe ne muajin e pare ne pandemi rreth 2 milionë qytetarë do te përfitojnë nga 800 euro ne muaj si te ardhur te mjaftueshme për ta dhe familjet e tyre ne kushtet e ndërprerjes se punës . Pra një sqarim i drejtpërdrejtë për çdo njeri qe sigurisht qetëson te ngujuarit nga koronaviruesi. Me thotë dot dikush qe dëgjoi kryeministrin kur shpalli masat ekonomike se sa do te përfitoje direkt një punëtor shqiptar i ngujuar për vete dhe familjen e tij nga masat ekonomike te Ramës ?! Ne kushtet e mungesës totale te transparencës një dileme e madhe është fakti ne ia ka apo jo ,qeveria kaq para sa premtoi Rama dhe ne se po kush do ta kontrolloje shpërndarjen e drejte te tyre .
Rama foli për lufte, armik ,vije te pare te frontit , ushtarë etje por jo për komandantë, gjeneralë shtabe lufte , strategji etje etje elemente te domosdoshme për te bere e për me tepër për te fituar një lufte siç po lutemi te gjithë te ndodhe . Por , jo sot por prej vitesh ai ka mare përsipër personalisht gjithë zinxhirin e komandës dhe praktikisht e sheh dhe e paraqit veten si i vetmi komandant ne ketë lufte nga me te vështirat e me tinëzaret. Pandemia e koronavirusit e gjeti Shqipërinë , ne mënyrë te veçante shtetin shqiptar ,ne një situatë shume te rende jashtë funksionimit dhe ne prag te shkatërrimit te plotë. Përveç kryeministrit, institucionet e tjera te tij ose nuk funksionojnë ose nuk ekzistojnë fare . Parlamenti dhe pushteti lokal janë një partiak dhe totoleshit ne kontroll te Ramës ,Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte nuk funksionojnë për shkak te mungesës se kuorumit te shkaktuar nga reforma politike e spastrimit te drejtësisë te drejtuar nga kryeministri. Nivelet e tjera te gjykatës dhe prokurori janë ne kontroll te plote te qeverise për shkak te kërcënimit nga vetingu .Opozita është ligjërisht e asgjësuar pasi nuk është pjese e parlamentit dhe e pushtetit vendor , situate kjo e krijuar ne intarzigjenca dhe represioni politik i qeverise .
Mjekësia ,vija e pare e frontit , është e shpartalluar pers hak te reformës së dështuar te qeverisë ne ketë sektor dhe institucionet shëndetësore dhe mjeket, “rojet e jetës “ sonë janë sot ne dite te hallit . Prej kohesh shërbimi spitalor shtetëror është i papërqendruar ne Tirane pasi spitalet rajonale e ato te rretheve janë kufizuar ne shërbime ambulatore nga ku te sëmuret përcillen ne kryeqytet, kryesisht ne klinik private , ose jashtë vendit . Edhe po te duan ato nuk kane as kushte e as personel te mjaftueshëm për te përballuar një situatë te zakonshme mjekësore e jo me një pandemi me përmasa apokaliptike . Një pjesë e mirë e shërbimit shëndetësor ua privatizua apo ju dhurua klientëve të qeverisë si PPP, shërbime thithën pjesën “e luanit” të fondeve publike të shëndetësisë nderkohe qe mund te përballohej nga shteti me shume me pak kosto . Ku i ke Vilmat tani o zotëri ?!
Kufizimi ne maksimum i vendeve te punës dhe trajtimi i pamjaftueshëm financiar për mjeket dhe interierët ka sjelle emigrimin e tyre masiv drejt Gjermanisë vendeve te tjera perëndimorë. Kryeministri dhe qeveri e tij as qe e vuri ujin në zjarr nga alarmi publik i largimit nga vendi i mjekeve e infermiereve, madje cinizmi dhe tallja e tij me ta ka qene epike . Ju kujtohet kur i cilësonte si pjesa me e korruptuar e administratës madje edhe me keq . Ne fushatën e 2017 fyente infermieret duke porositur gratë ne mitingjet e tij elektorale : “Kujdes se do tiu marrin burrat “. Një papërgjegjshmëri e njohur e njeriut qe tani na thotë se jemi vetëm që na ka çuar ne një perspektivë kritike ne se rast se numri i te prekurave do te vazhdoje te rritet si ne vendet e tjera. Një nga problemet me te mëdha me te cilën përballet sot Italia është pikërisht mungesa e personelit mjekësor. Dhe kur ketë e ndjen Italia një nga vendet me mjekësi te zhvilluar e sitëm sanitar te sofistikuar mendoni çfarë mund te na ndodh neve ! Numri i ilet i te prekurve nga koronavirusi ka bere qe situata te përballohet deri tani por edhe ne këto kushte kane dale ne pah probleme si mungesa ne mjetet mbrojtëse te personelit mjekësor apo mungesa e tamponëve për te realizuar testet e domosdoshëm mjekësor qytetareve si masa paraprake e luftës kundër korroinavisusit e vetmja e rekomanduar nga OBSH . Me pak fjale Zoti na ruajt !
Por halli nuk është vetëm korronavirusi ,jeta mund të vështirësohet të rrezikohet edhe nga fenomene te tjera rrënimi ekonomik dhe shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që mund të na çojnë në situata te njohura për në 30 vjet më parë pra në një rrëshqitje drejt diktaturës. Rama ka urdhëruar masa të kufizimit të lirisë më të ashpra ndoshta edhe se sa Kina një vend në diktaturë komuniste. Ndalimi i qarkullimit te automjeteve private e publike ,kufizimi lëvizjeve te këmbësoreve ne 6 nga 24 orë , ndalimi i qarkullimit jo me shume se një person, gjobat e renda ndaj shkelësit te këtyre masave shtrënguese janë të vetmet “ndihma” të kryeministrit që qytetarët e ndjejnë drejtpërdrejtë . Mund të jenë shumë të drejta masat e izolimit por ato të aplikuar në vendet e tjera janë shumë me të buta se në Shqipëri edhe pse situata e korona virusit në ato vende është shumë më e rëndë. Qeveritë e këtyre vendeve janë kujdesuar që të gjejnë një ekuilibër të pranueshëm midis masave për mos përhapjen e virusit , situatës ekonomike dhe lirive e te drejtave themelore te njeriut. Shume vende kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe veprojnë sipas ligjeve te kësaj gjendje ku qeveria dhe qytetarët kane detyrime respektove për njeri tjetrin . Vendet qe nuk kane shpallur gjendjen e jashtëzakonshme marrin masa si shtet e administratë por qytetareve vetëm u rekomandojnë masa te cilët ata duhet ti batojnë me vullnet te lire ne se iu duket e drejte . Në kemi parë në Itali ,zyrtarë te shtetit, të lusin qytetaret të rrinë në shtëpi por nuk kemi parë ti kërcënojnë e gjobisin ata siç bën kryeministri ynë . Në të vërtetë një pjesë e masave shtrënguese te Ramës duke te pa logjikshme dhe ne dem te qytetareve . Urdhri për izolimin në shtëpi dhe kufizimi e qytetareve ka çuar në mbylljen e shumë bizneseve sidomos atij të vogël ku punojnë një person apo një familje ose pak persona e ku mundësia e përhapjes se virusit është mjaft e vogël . Kufizimi drastik i lëvizjes së njerëzve ne fshat nga me te pa logjikshmit. Në fshat baza e ekonomisë është bujqësia dhe blegtoria biznese që nuk angazhojnë shumë njerëz dhe zhvillohen në hapësira te mëdha ku distancat e duhura midis njerëzve për te mos përhapur virusin ,janë me se te mjaftueshme. Aktualisht bujqësia dhe blegtoria janë në pakun e tyre dhe bimët e bagëtia duan kujdesin e njerëzve 24 në 24 orë , me kufizimin e lëvizjes nga vetëm 6 ore te ndarë në dy herë në dite 6 ore do te thotë qe bizneset ne fshat të marrin fund shumë shpejt e do te do te thotë një katastrofë për ekonominë tone te mbështetur kryesisht tek prodhimi bujqësor dhe turizmi , ky i fundit i ndaluar fare nga qeveria.
Efektet ekonomikë te masave shtrënguese te Ramës janë janë te gjithanshme e kane filluar te ndjehen qe tani . Rreth 500 mije është numri i te punësuarve ne biznesin e vogël. Ne këtë sektor punon pjesa me e varfër e vendit dhe pagat janë minimale . Një kamerier , ta zëmë merr 20,mije leke ne muaj , ai e ka bazuar jetesën e tij dhe familjes tek kjo rroge minimale dhe bakshishet . Në dite te mos shkoje ne pune te nesërmen familja e tij është pa buke . A e ka mëndur kryeministri si do ti sigurojnë bukën e gojës dhe nevojat e tjera të paktën 500 mije njerëz .Në masat mbështesë nuk pashë ndonjë vëmendje të posaçme për hallin e tyre përveç kërcënimeve dhe faktit që ata do të jenë vetëm ne luftën e tyre . Kjo do te thotë te vesh njërit midis dy alternativa : Te vdesësh nga korona virusi apo nga uria, zgjidh e merr?!
Në planin politik kryeministri ka një problem të madh me shumicën e popullit. Për shkak të sjelljes jo vetëm politike ai është i pa besueshëm për shumicën e popullit shqiptar. Pushteti i tij qendror e lokal është i pa legjitimuar për shkak të zgjedhjeve jo te lira e te ndershme me të cilat është siguruar ai . Për shume qytetar Rama konsiderohet armiku Nr 1 i shqiptareve , me i madh se sa koronavirusui prandaj thirrjet e tij nuk ngjisin, nuk mirëpriten dhe nuk respektohen vullnetarisht gjë qe detyron atë te sheqerojë me gjobe apo burg çdo urdhër apo porosi qe shpall . Po ti shtosh kësaj edhe marrjen përsipër personalisht te vendimmarrjes dhe publikimit te çdo gjeje nga fjalimet terroriste propagandistike nga Surreli , urdhër ,mase , gjobe , arrestim apo këshillë deri tek porosia banale për te lare duart, duke marre kompetencat e çdo institucioni e profesionisti ka bërë që ai te konsiderohet me shume si hall se sa si njeriu nga i cili do te duhet te pritja shpëtimi , ne se do te ishte një kryeministër normal.
Për te vetëm gjë që un , besoj edhe shumë shqiptare të tjerë , bie dakord me Ramën është fakti që ne jemi vetëm ne ketë luftë për jetën, pa asnjë shprese nga qeveria dhe kryeministri ,përkundrazi ne jemi në rrezik të shtuar nga korronavirusi për shkak te paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë se tij te shkuar e të tashme . Por, ky nuk është lajm ,se ne kemi kohe që jemi vetëm ,lajm do të jetë kur ne do të kemi në krah dhe jo në shpinë qeverinë .