Nostalgjikët e diktaturës në kohën e pandemisë

Nga Klara Matja

S’kishin faj, ishin mesuar me privilegje, kur ra rregjimi, deti u be kos e o burra kush te rrembente nen sqetull nje karrige edhe ne demokraci. Te gjithe emrat qe permenden tek shkrimi me titull: “Brenda redaksive të gazetave në komunizëm”, reflektime nga karantina: Prapaskenat, pabesitë dhe miqësitë – Dosja AL, perfishire dhe autorin, morren perseri ofiqe. Vune luget ne brez e u nisen “si triumfatore” drejt bulevardit “Deshmoret e kombit” sot “Zogu i pare” per perlarjen e ndonje llokme te majme.
Nuk ishte e veshtire per ta, pasi vecanerisht njerezit e medias qe i zgjaten jeten diktatures, te gjithe u rregulluan. Ca deputete, ca ministra, zv/ ministra, ambasadore, kryeredaktore, botues gazetash, femijet i derguan me bursa studimi, grate i sistemuan neper dikastere te larta shteterore.
Ata njerez qe sigurimi i shtetit i vrau, i shkaterroi e i nxiu jeten mbeten te pasur vetem ne dinjitet, por pa pune, pa strehe e mijra prej tyre morren rruget e kurbetit.
Sigurisht te varfer, por krenare mbeten te persekutuarit politike te Shqiperise, qe kurre nuk ju gjunjezuan atij rregjimi makaber, qe me dhimbje e guxim perballuan torturat, burgjet, internimet, vuajtjet duke sfiduar diktaturen me te eger ne Europe.
Ndersa don zhuanet e medias se komunizmit vazhdojne te kujtojne me nostalgji ate kohe edhe sot ne pandemine e vdekjes. S’kishin faj se deti u be kos, e kosi u be dhalle nga ujrat e trubullta qe vershuan ne PD per te holluar kosin, e sot e kesaj dite ajo parti akoma nuk po e merr dot veten….