“Noka s’i mban të fshehta Berishës”, Bardhi: Edhe ai ka dijeni për kërcënimet e delegatëve 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Flamur Noka nuk i mban të fshehta ish-kryeministrit Berisha dhe se edhe ky i fundit ka dijeni për kërcënimet lidhur me firmat në Elbasan.

Bardhi deklaroi më parë se bandat po detyrojnë njerëzit në Elbasan të firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ai zbuloi se dy kryetarë të grup seksioneve në këtë qytet u është bërë presion nga bandat, teksa i kanë kërkuar që të ruajë kofidenacialitetin e emrave të tyre.

Gazment Bardhi: Mendoj se edhe Berisha ka dijeni. Përderisa është thirrur Noka për tu marrë në pyetje nga demokratët e Elbasanit, e di dhe ai, nuk besoj se Flamur Noka i mban të fshehta Berishës. Ky takim është zhvilluar para dy ditësh dhe i është thënë që nëse është e vërtetë kjo gjë, ne nuk pranojmë kurrë që personi që kemi pasur përballë për zgjedhjet e 25 prillit të mbledhë Kuvendin e PD-së.