Noka: Dokumenti që publikoi Tahiri dje është i falsifikuar

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se dokumenti që publikoi dje deputeti Saimir Tahiri nuk është i vërtetë.
Flamur Noka: Dua tju bëj me dije se dokumenti i paraqitur dje nga Saimir Tahiri nuk është me numër protokolli pra është fals.
Ish-ministri Saimir Tahiri ditën e djeshme në një konferencë për mediat publikoi një dokument të Prokurorisë së Katanias se ai nuk ishte në procedim nga autoritetet italiane.