Njeriu i ri !

Nga Nebil Çika

Pse dhe kush e shet votën ?!
Kam thënë gjithnjë dhe kembengul se krimi më i madh i komunizmit është dhe ngelet “njeriu i ri komunist”. Pa asnjë vlere humane, pa besim tek familja ,atdheu dhe Zoti. Pa pikë dinjiteti respekti e vleresimi për veten .
Një makineri kriminale të cilën ata që e prodhuan ja shohin hajrin edhe sot !
Shikoni patronazhistët , te paret kanë spiunuar familjet e tyre , prinderit ,vëllezërit d motrat . Për ta partia është mbi gjithçka.
Jo më kot më i votuari në Shqiperi është Taulant Balla që bërtiste para ca vitesh se :donte me shumë partinë se Shqiperinë.
Shumë nga ata që shesin voten e tyre për 5 mijë lekë apo një thes miell, e gjejnë veten e tyre tek modeli Balla . Sigurisht që ka shumë shqiptarë që faleminderit edukates familjare i kane shpëtuar fabrikimit komunist të njeriut të ri . Ata nuk ë shesin votën por as nuk shkojnë ta hedhin atë, ne se askush nga politika në garë elektorale nuk ka aftësinë ta bejë atë të vlefshme në nivelin moral e politik që meriton njeriu i lirë e dinjitoz . Prandaj e djathta antikomuniste duhet të synojë me politikat, programet , dhe sidomos perfaqesuesit e saj të marrë votën e atyre që i shpëtuan deformimit të quajtur “njeriu i ri “. Në se punon te marresh voten e llumit të shoqërisë ,njeriut të ri bëj gati paratë ,në se do voten e njerëzve të lirë bëje votën dinjitoze e të vlefshme, politikisht e moralisht ,për ta.