NJË VLERËSIM I MERITUAR PËR PRINCESHËN E LETRAVE SHQIPE VILHELME VRANARI-HAXHIRAJ

Nga Kadri Tarelli

Akademia e Arteve dhe Shkencave Indi, më 25 maj 2020 i akordon çmimin
“Ikonë e Letërsisë Botërore”shkrimtares shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj

Vilhelme Vranari Haxhiraj vlerësohet nga Akadamia e Shkencave dhe Arteve Indiane më 25 maj 2020, me çmimin prestigjioz. “Ikonë e Letërsisë Botërore.” për kontribute me përparësi në letërsi ,politikë, histori, art dhe kulturë .
Të nderuar miq e dashamirë, krijues dhe lexues të letrave shqipe! Sapo me erdhi nga India, lajmi i vlerësimit me Çertifikatë Nderi, nga NAAC-pranë Universitetit në Bengaloru (qytet në Unionin Kanataka India) me çmimin, prestigjioz “World Icon of Literature Auard”, ” akorduar shkrimtares, poetes dhe studiueses shqiptare Vilhelme Vranari-Haxhiraj, “Vivra”, bijë nga Kanina e Vlorës, autore e 50-librave, fituese e shumë çmimeve dhe vlerësimeve këtu në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës, Suedi, Rumani, Itali, Mal i Zi, Greqi, Kosovë, etj. Mban titullin “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe është anëtare e Akademisë, së Shkencave dhe Arteve, Shqiptaro- Amerikane, me seli në New-York. SHBA.

Me mirënjohje përshëndes Kryetarin, Dr.Preyatosh Das, India, sekretarin e përgjithshëm Prof. George Onsy, Egypt dhe zv/sekretarin Delo Isufi nga Shqipëria, që bënë të mundur këtë nderim e vlerësim të merituar e të mirëpritur, për këtë zonjë intelektuale ndër më të njohurat në fushën e letrave. Vlerësim që nderon njëkohësisht edhe të gjitha poetet, krijueset e studiueset të racës shqiptare, kudo që ndodhen.
E çmoj lart, duhet thënë e admiroj këtë punë të bukur dhe të vyer, për publikimin e vlerave të letërsisë dhe arteve tona kombëtare, si një mundësi më shumë, për njohjen nëpër botë të kulturës sonë mbarë shqiptare.
Urime dhe suksese!
Në pritje edhe për të tjera vlerësime!
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës më: 06. 06. 2020.
Çfarë përfaqëson NAAC dhe ç’synima ka

NAAC- Këshilli Kombëtar i Vlerësimit dhe Akreditimit
India ka një nga sistemet më të mëdha dhe të larmishme arsimore në botë. Privatizimi, zgjerimi i përhapur, rritja e autonomisë dhe prezantimi i programeve në zonat e reja dhe ato në zhvillim kanë përmirësuar qasjen në arsimin e lartë. Në të njëjtën kohë, ajo ka si shqetësim dhe përparësi rritjen e cilësiëë dhe rëndësinë e arsimit të lartë në integrimin ekomit. Për të adresuar këto shqetësime, Politika Kombëtare e Arsimit (NPE, 1986) dhe Programi i Veprimit (POA, 1992) përcaktuan planet strategjike për politikat, avokuan krijimin e një agjencie të pavarur kombëtare të akreditimit. Si pasojë, Këshilli Kombëtar i Vlerësimit dhe Akreditimit (NAAC) u krijua në 1994 si një institucion autonome i Komisionit të Granteve të Universitetit (UGC) me Qendrën e tij Kryesore në Bengaloru(Kanataka). Mandati i NAAC siç është reflektuar në deklaratën e vizionit të tij ka të bëjë me sigurimin e cilësisë, si pjesë integrale të funksionimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL).
NAAC funksionon përmes Këshillit të saj të Përgjithshëm (GC) dhe Komitetit Ekzekutiv (EC) , ku përfshihen administratorë arsimorë, politikëbërës dhe akademikë të moshuar nga një seksion i sistemit të arsimit të lartë indian. Kryesuesi i UGC (Komisioni i Granteve të Universitetit) është Presidenti i Këshllittë Përgjithshëm- GC i NAAC, Kryetari i KE-Këshoillit Ekzekutiv, është një akademik i shquar i emëruar nga Presidenti i GC (NAAC). Drejtori është drejtuesi akademik dhe administrativ i NAAC dhe sekretari është anëtar i GC-i Këshillit të Përgjithshëm dhe KE-Komitetit Ekzekutiv. Përveç organeve statutore që drejtojnë politikat e saj dhe stafin themelor për të mbështetur aktivitetet e tij, NAAC këshillohet nga komitetet këshilluese të krijuara herë pas here. Duke qenë një organizëm me aktivitet botëror, NAAC ka seksionet e saj në shtete të ndryshme, si edhe në Shqipëri, ku z.Delo Isufaj, kryen funksionin : Zv/Sektretar i Përgjithshëm i NAAC.

Disa pamje nga Universiteti në Bengaloru, ku ka qendrën NAAC

Dr.George Onsy-Egjipt Logo e NAAC

Universiteti-Bangaloru
Qendra e NAAC Prof.në NAAC, Tamil Nadu me Profesorë të Universitetit

Dr.Sharma-ishdrejtor i NAAC,
aktualisht, drejtor Departamenti

Komente:

Përshëndetje nga Ohajo-ShBA

Të dashur Vili dhe Timi,
Urime nga zemra për atë vlerësim të lartë që ju ka bërë Akademia Indiante e Arteve dhe e Kulturës. Ky është një gëzim i madh për familjen tuaj dhe për të gjithë ata miq dhe shokë që ju duan, ju nderojnë dhe ju vlerësojnë lart, si unë dhe Havaja. Juve ju nderon një Akademi e huaj dhe nuk kujtohet Akademia jonë në Tiranë t’jua bëjë një nderim të tillë.
Edhe një herë urime nga zemra.
Eshrefi dhe Havaja

ps: Poeti Delo Isufaj meriton respektin më të madh nga vlonjatët me dinjitet të lartë kombëtar, të zhveshur tërësisht nga simpatitë partiake. Ai e meriton veçanërisht respektin më të madh sepse është nga Labëria dhe, siç dihet, lebrit vuajnë nga egoizmi, nga prirja për t’u dukur. Poeti Delo Isufaj është i zhveshur tërësisht nga egoizmi lab, prandaj, duke çmuar lart figurën tuaj, ai ka ngritur lart vlerat e veta, si një intelektual i formatit të kulturës shembullore. Ju lutem t’i thoni Fitimit ta përshëndesë dhe ta falënderojë përzemërsisht poetin Delo Isufaj edhe në emrin tim për vlerësimin dinjitoz që i ka bërë personalitetit tuaj.
Ju uroj një mbrëmje të bukur dhe festojeni këtë ngjarje. Keni shumë të fala dhe urime nga Havaja.
Eshrefi

Ohajo-ShBA
7.6.2020

Urime nga Melburni
Urime e Nderueme zj. Vilhelme! Një vlerësim i mrekullueshëm dhe i merituem.
Gjithnjë ndigjofsha mirë për Ju dhe Fitimin.
Suksese edhe për një t’ ardhme me shndet në dobi të kombit!
Gjithë të mirat, Fritzi.

Federik Radovani
Melburn, 8.6.2020

Urime bijë e Kaninës sonë!
Me këtë çmim ke nderuar veten , familjen dhe kombin. Ne si kaniniot , ndihemi krenar për këtë vlerësim nd/kombëtar.Urime të tjera!
Suksese ,suksese…

Gëzim Muçaj
Vlorë, 8.6.2020

Fatmir Minguli
Ky klasifikim per zonjen e madhe te letrave shqipe, shkrimtaren e shquar, autoren e mbi 40 librave Vilhelme Vranari Haxhiraj eshte me se i merituar. Kjo shkrimtare e papartueshme eshte simbol i atdhetarizmit shqiptar, eshte ajo qe nepermejt librave te saj ngre lart figuren e shqiptarit te vertete, te ndershem dhe te paperlyer me politika te mbrapshta. Ajo eshte nje shkrimatre pasardhese e rilindjes se lavdishme te kohes se Samiut, Naimit etj. Urime znj. Vilhelme!
Me konsiderata të veçanta!
F.Minguli
Durrës,7.6.2020

Kadri Tarelli
Përshëndetje zoti Fatmir! Ke bërë një vlerësim te admirueshëm për këtë vazhduese të Rilindjes kombëtare- Atdhetare.

Urime të përzemërta nga Miçigani -USA
Urime, shumë urime,E NDERUAR VIVRA, edhe për këtë konfirmim të veçantë te artit të shprejes dhe brendisë filosofike të krijimtarisë suaj për shpirtin e Kombit dhe progresin e njerëzimit, qofsh si përherë vitale në vazhdimësinë familjare, njerëzore dhe të Shqiptarisë.
Me konsideratë të lartë
Prof. Dr. Inxh. Vedat Shehu
ShBA, 8.6.2020

Përshëndetje nga Kanadaja
E nderuar znj.Vilhelme, na gëzuat çpa masë me lajmin e bukur që na dha z.Kadri Tarelli. Unë e kam thënë mendimin tim qysh dhjetë vite të shkuara. Isha i bindur në sukseset tuaja, pasi Ju jeni një vlerë e padiskutueshme e kombit. Akademia e shkencave të Indisë Ju vuri në piedestal si Ikonë e letrësisë botërore të avancuar!
Të urojmë nga zemra si familje, suksese, vetëm suksese dhe shëndet!
Ajet Nuro
Montreal,9.6.2020

Urime nga Rumania
E dashur motër Vlore!
Nderimet tona për këtë vlerësim të merituar! Ti shkruajte për elitet e kombit, por ke harruar që ti je një Elitë Kombëtare.
Përqafime vëllazërore
Baki Ymeri, familjarisht
Bukuresht,7.6.2020

E nderuar Vilhelme!
E lexova me shumë kënaqësi shkrimin e Kadri Tarrelit për vlerësimin tuaj. Na gëzove me këtë lajm. Ne që ta njohim penën, themi me plot gojën: e meritoje!
Ndoshta e mban mend, jemi takuar ne Boston ku ishte edhe e ndjera, Rozi Theohari. Atë ditë më keni dhuruar edhe një libër tuajin.
Të uroj shëndet e penë të mprehtë, ashtu si gjithëmonë!
Me shumë respekt
Fuat Memelli
Boston, USA,8.6.2020

Bajame Hoxha

Urime nga zemra Zonjës Vilhelme Haxhiraj!
Suksese pa fund i urojmë!
Faleminderitpër kënaqësinë që na dhatë!
Një mbrëmje sa më të bukur për ju!

Bajame Hoxha

Prof.Dr.Eshref Ymeri-Akademik

E dashur Vili
Edhe një herë urime nga zemra pë vlerësimin e lartë që ju ka bërë Akademia Kombëtare Indiane e Arteve dhe e Kulturës. Por unë mendoj se duke pasur parasysh faktin që poeti Delo Isufi është zv/sekretar i asaj Akademie, ai mund t’i përcjellë Bordit të saj propozimin për anëtarësimin tuaj në radhët e saj.
Keni shumë urime të përzemërta nga Havaja dhe nga Kesiana.
Përqafime shumë miqësore dhe të fala Timit.
Eshrefi
Ohajo, 9.6.2020

Urime nga zemra!
E nderuar Znj.Vilhelme! Lajmi i çmimitTuaj në Indi më gëzoi pa masë edhe mua gjyshin,
Guri i Naimit!
Të uroj shëndet dhe të buroftë pena ar!
Dhimitër Xhoga-mësues-Kanada

Blerina Ndreu
Mirëmëngjes e dashur shkrimtarja jonë!
Urime ,urime pa fund!
Ma zbukurove këtë mëngjes me lajmin e bukur që na dha z.Kadri Tarelli.Në suksesin tuaj krenohmi edhe ne si botues të librave tuaj.
Ju uroj suksese të tjkera!
Me repsekt!
Blerina –shtypshkronja Europrint

Nimfa Hakani

Kështu si ti, jam edhe unë nga kyçet, më mungon lëngu ndërnyjor dhe kam dhimbje
Urime të përzemërta për nderimin që të ka bërë Akademia e Shkecave të Indisë.Çmim i merituar për punën vitale dhe atdhetare që bën, e dashur Vili! Dhe djalit tënd, të m’i thuash, bravo që është aq i kujdesshëm me mamanë, që të çon dhe të merr në plazh çdo ditë!.
Të përqafoj fort!
Nimfa,
Karolina e veriut, 9.6.2020

Uram Kostrec
E nderuar znj.Vilhelme, pranoni urimet e mia të sinqerta për këtë vlerësim ndërkombëtar!
Suksese!
Miqësisht,Urani
Tiranë,9,6.2020

Zeqir Hyseni

Përshëndetje zonjë e Nderuar!
Urime për këtë vlerësim madhor nga India! Jo vetëm ke nderuar veten,familjen, Kaninën dhe Vlorën, por gjithë Shqipërinë! Të gjithë krenohemi për Ju. Ju uroj shëndet dhe suksese!
Zeqiri
Sevaster, 10,6.2020

Bedri Çoku!

Urime shkrimtarja e Kombit! Gjithmonë e kam ditur se vjen në ditë dhe e drejta del në dritë si dielli!
Të uroj jetë dhe mos resht kurrë, sa të të punojë mendja dhe dora!
Përqafime vëllazërore!
Bedriu
Lushnje,10.6.2020

Lejla Gorishti

Akademia e Arteve dhe Shkencave Indi, më 25 maj 2020 i akordon çmimin
“Ikonë e Letërsisë Botërore”shkrimtares shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj
Shkrimtarja e njohur, “MJESHTRE E MADHE E PENËS”, pas një kontributi shumëvjeçar, të gjatë e të gjerë
letrar e kulturorë, u shpërblye me të drejtë nga njëri prej Institucioneve më të larta indiane Akademia e Shkencave
dhe Arteve –Indi (NAAC)me çmimin më të vlerësuar ndërkombëtar, deri më tani. Për Vranarin, si shkrimtare e shquar
dhe si personalitetja më e devotshme e identitetit kombëtar të shqiptarëve kudo, data e 25 majit të vitit 2020, do të
mbetet një ngjarje e paharruar.Ky vlerësim, merr peshë të veçantë edhe për faktin se edhe pa qënë e pranishme në
këtë event ndërkombëtar NAAC- Këshilli Kombëtar i Vlerësimit dhe Akreditimit e vlerësoi me çmimin,
“Ikonë e Letërsisë Botërore” me motivacion për kontribute në politikë, letërsi art dhe kulturë . Theksoj se çmimi që
i ka akorduar ky instuitucion Nd/kombëtar, është plotësisht i merituar.Lidhur me çmimin një rëndësika propozimi i bërë ngsa Zv/sekretari i Përgjithshëm i NAAC, poeti shqiptar,z.Delo Isufi, të cilin e përgëzoj dhe e përshëndes për zgjedhjen e
duhur që bëri për krijimtarinë shumë dimensionale të Znj Vranari.
Vilhelme Vranari Haxhiraj, kohë pas kohe, është nderuar me disa vlerësime të tjera në vend dhe në botë, madje ende
pa kaluar 2 vite kohë, Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me qendër në New York.i bëri një
nderim të ngjashëm në fushën e letërsisë . Si autore e suksesshme e cila me arritjet e saj, ka ngritur lart reputacionin
e vendit, nga Senati Akademik(AShAShA) u pranua anëtare e Akademisë me të drejta të barabarta më 30 tetor 2018. Vlerësimit të krijimtarisë së Vranarit edhe nga NAAC, është nder dhe krenari jo vetëm për”Mjeshtren e Madhe
të Penës, po dhe për ne vlonjatët, madje dhe për të gjithë shqiptarët e kudondodhur. Kështu, mirënjohjeve të
shkrimtares tonë më të mirë, që iu shtua edhe një çmim i veçantë, “Ikonë e Letërsisë Botërore” nderon letërsinë dhe
kulturën shqiptare në sytë e Evropës dhe gjithë botës së civilizuar, si vlerësim i lartë dhe mirënjohje e veçantë për
autoren vlonjate dhe mbarë popullin shqiptar. Me krijimtarinë e saj të tej-arritshme autoriale, znj Vranari ështe ndër
krijueset e para, që shpërtheu menjëherë pas rënies së diktaturës në Shqipëri. Në rreth 50-të veprat e saj , ajo bëri të
njohur kudo origjinën, traditën, kulturën dhe gjithë vlerat më të miratë identitetit kombëtar e njerëzor të popullit
shqiptar, të cilat nuk i dinin shumë vende të botës. Madje, popuj jo vetëm nga vendet gjeografikisht më të largëtat, pas
rënies së diktaturës komunikuan me ne dhe njohën shqiptarët,edhe përmes veprave shembullore të Vilhelme Vranari
Haxhiraj. Ndaj, evenimenti i dekorimit të saj si poete, shkrimtare, publiciste dhe studiuese, do të mbetet një ngjarje e
paharrueshme për të.Çdo mirënjohje, dekorim a shpërblim kombëtar e ndërkombëtar është gëzim i përbashkët për të
gjithë shqiptarët. Ajo vazhdon të bëjë shumë për popullin dhe vendin e saj, duke i dalë krah me vendosmëri dhe fakte
e argumente të pamohueshme mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të shqiptarëve kudo dhe në të gjitha trojet e tyre
etnike. Ajo mbetet shembulli më prodhimtar në krijimtarinë, kulturën dhe traditën e kombit tonë, për të gjithë
shqiptarët kudo që ata jetojnë. Ndaj, vlerësimet që vijnë nga qarqet botërore për Vilhelmen, janë mirënjohje edhe për
mbarë popullin shqiptar.
Urime !
Lejla Gorishti( mësuese e gjuhës shqipe, redaktore dhe analiste letrare)

Vlorë, 9.6.2020