NJE VIT ME PAS PER STOIKET,SKEPTIKET DHE KUNDERSHTARET E “CADRES SE LIRISE”

 

Nga Lirim Nezha

Sapo hapa fb ne mengjes u perballa me statuse ironike lidhur me nje vjetorin e protestes se madhe te demokrateve qe kulmoi me ngritjen e “Cadres se Lirise”.Nuk u befasova sepse e di qendrimin e nje pjese te demokrateve ne raport me protesten tone.E di se nje pjese e tyre,krejt sinqerisht shprehin zhgenjimin e madh per produktin qe solli protesta e gjate,me e gjata e bere ndonjehere nga nje force politike.Di gjithashtu nje nje pjese tjeter dukeshin ne cader sa per te regjistruar pjesemarrjen dhe nuk e fshehnin dot qendrimin kritik ndaj saj dhe ndaj liderit demokrat Basha.Edhe pergjate bisedave ne cader kuptoheshin lehte qendrimet dhe kundershtite per kete forme proteste.
Gjithsesi protesta u mbajt gjalle suksesshem per tre muaj rresht,me shume me kontribute stoikesh,por pse jo edhe me kontributet modeste demokratesh skeptike.Protesta funksionoi edhe pse pati jo pak kundershtare brenda llojit.
Stoiket.
Jane te gjithe ata qe kane qene,jane dhe do te jene gjithmone palca e Partise Demokratike,jane ata qe frymezimin e marrin ne baze dhe jo nga zyrat per zyra dhe poste te medha.Jane ata mijera e mijera demokrate qe e votojne PD-ne edhe ne heshtje,pa e marre vesh kurre ne se ata na votojne.Se votojne frymen,bindjen e tyre .Votojne PD-ne sepse tek ajo shohin te realizuara aspiratat e tyre dhe te femijeve te tyre.Votojne sepse besojne.
Ishin ata qe popullonin cdo dite per 90 dite rresht Cadren.Jane ata qe mbushin dhe bejne te oshetijne sheshet.Ata pra,stoiket qe japin shume e kerkojne pak ose aspak.Jane ata qe sakrifikohen qe disa te mund te pushteterojne nje dite e madje edhe t’i injorojne demokratet e thjeshte e stoike.
Stoiket jane ata qe nuk u lodhen kurre se mbeshteturi Partine Demokratike edhe kur ate e drejtonte Sali Berisha,edhe kur e drejton Lulzim Basha dhe me siguri absolute do ta mbeshtesin fort cilido qofte neser kryetari i saj.Sepse stoiket nuk bejne llogari dhe kalkulime se cfare dhe si do te kapin neser kur te ndihen flladet e pushtetit.Ata jane aty,si ne pushtet edhe ne opozite.Ne perballje te pa kompromis me pushtetin,pa kushte.Dhe aty do te jene..!
Skeptiket
Une mendoj se PD-ja ka ende vend dhe hapesire per ta.Skeptiket jane ata qe kane ndoshta edhe ndonje te drejte sotte reagojne me kundershti per menyren se si behet opozite ne kete vend.Ata nuk besuan ne protesten e madhe te 18 shkurtit e as ne vijimin e saj ne Cader.Ata vazhdimisht mendonin se kjo qeveri nuk mund te rrezohej kesisoj.A kishin te drejte?Pjeserisht po.Vertete qe kjo qeveri nuk ra si rezultat I asaj proteste.Por….Ka gjithmone nje por qe te ben te reflektosh.A mund te me thote ndonjeri prej tyre se kur nje force politike erdhi ne pushtet permes protestave?Kur nje force politike e finalizoi nje aksion politik me rrezimin e qeverise dhe zgjedhje?Nuk besoj se dikush do te me permende vitin 1997.Ai ishte viti I nje rebelimi te armatosur dhe me dhunen e armeve sigurisht qe mund te rrezosh nje qeveri.
Ndaj edhe pse e vleresoj skepticizmin dhe e pranoj si nje forme e reagimit publik,prape do te doja qe te ishim koherente ne qendrimet dhe sjelljet tona dhe te kujtojme te gjitha protestat qe jane bere ne kete vend dhe produktin politik qe kane prodhuar.Asnjera prej tyre nuk ka sjelle nje force politike ne pushtet.Ne keto kushte na duhet te pranojme se produkti politik qe prodhoi cadra ishte ku e ku me I frytshem se sa te gjitha protestat e meparshmePer te qene i sinqerte une vete bej pjese ne njerezit qe gjate protestes kisha prirje radikale cka do te thote qe nuk doja qe te hynim ne zgjedhje,por politikat I bejne lideret e ata nga ana e tyre kane presione te vazhdueshme nderkombetaresh qe I detyrojne te ndermarrin hapa edhe jo fort te pranueshme nga fryma qe ekziston nder militante.Jane mandatuar per te bere pikerisht kete,per te marre vendime.
Kundershtaret.
Keta jane ndoshta soji me te cilet duhet marre pak me gjate.Seose jane ata qe nuk u pajtuan kurre as me protesten ,as me cadren,as me marreveshje…Por ishin ne heshtje te plote deri sa u shpallen listat.Te mallkuarat apo te bekuarat lista qe nuk kishin bere kurre aq zhurme sa bene kete here.Gjithmone ka patur emra pretedente per lista e qe nuk kane qene pjese e tyre,por reagimet kane qene thuajse zero.Efektet negative ne fushatat elektorale kane qene thuajse zero.Kjo mbase ka patur te beje edhe me peshen specifike te ish kryetarit Sali Berisha.
Por pse Lulzim Bashen nuk e pranuan dot disa ne PD?Ose me sakte pse nuk pranojne dot vendimet e tij sovrane?A nuk ishin po keta qe hartuan statutin e parties qe i jep kopetenca kryetarit te beje listen?A nuk ishin keta deputete,(dhe jo vetem keta) qe u perleshen me Ilir Meten kur hidhte vazot drejt Jozefines pikerisht kunder ketij kodi?Atehere cfare ndodhi?Apo mos jemi ne situaten kur ligjet dhe rregullat jane te drejta vetem kur jane ne favorin tim dhe kur i sherbejne interesave te mia?
Kundershtaret e Lulzim Bashes brenda partise kane te gjithe te drejten e Zotit qe te shprehin kundershtite e tyre,por kur keto kundershti zbresin ne fushate elektorale dhe I shkaktojne shume dem Partise Demokratike,atehere nuk jane me kundershti ndaj lidershipit,por ndaj te gjithe demokrateve.Jane shkopinj ne rrota te asppiratave tona.Pse ka disa kokrra qe nuk sillen dot si anetare te thjeshte te Partise Demokratike?A eshte e drejte qe anetarit te thjeshte t’i mohoet fitorja apo nje rezultat me dinjitoz,per shkak se dikush nuk mori dot karrigen e deputetit?Kjo me duket shume cinike.Kjo deshmon se demokrat nuk te bekan bindjet por posti,ndryshe te ben gjemen duke te punuar kunder.
Keto mendime m’u vertiten ne koke sot teksa lexoja statuse ironike apo tallese me pervjetorin e protestes tone te madhe.E ktheva shiritin pas per te kujtuar edhe nje here sakrificen tone te madhe dhe fushaten tone te veshtire dhe gjithnje e me shume bindem se kauza jone ishte e drejte.
Une nuk jam penduar kurre pse isha pjese e asaj proteste gjigande dhe as pse mora peshen qe me takonte ne fushaten e qershorit edhe pse nuk na dha rezultatin qe do te deshironim.
Edhe per shkaqet qe permenda me lart!