Një pyetje për Flamur Nokën :Pse Rrahman Parllaku dhe jo Gafur Mazreku ?!

Nga Nebil Çika

Sot deputeti i PD-se Flamur Noka denoncoi përpjekjet e bashkisë Has për te shpallur “qytetar nderi” atentatorin ne parlament te Azem Hajdarit Gafur Mazreku .Noka tha se: “Dy dekada pas atentatit brenda në parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori deputet i Partisë Socialiste në atë kohë Gafur Mazreku propozohet nga Edi Rama për ti dhënë titullin Qytetar Nderi i Hasit.
Partia Demokratike disponon propozimin që kryetari i bashkisë së Hasit i ka bërë këshillit baskiak për të nderuar një vrasës si Gafur Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.
Nderimi i një ish-deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet. Është modeli që nderon dhe ju jep në pushtet kriminelëve në parlament, qeveri apo bashki.
Mbledhja e këshillit bashkiak është parashikuar për të hënën dhe ne i bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë këtë vendim skandaloz sa nuk është vonë sepse me këtë vendim po vret për herë të dytë liderin e dhjetorit Azem Hajdari dhe po përdhos demokracinë në këtë vend. “
Por vetëm pak muaj me pare Qarku Kukës ku përfshihet edhe Bashkia e Hasit , shpalli qytetar nderi një tjetër atentator politik komunist Rrahman Parllakun ish komandantin e njësitit terrorist gueril komunist te Vlorës gjatë luftës se dyte përgjegjës për vrasje e atentate politike ndaj kundërshtareve politike antikomuniste si dhe përgjegjës kryesor për masakrën e Tivarit ku bashke me Ramiz Aline , njeri komandat e tjetri komisar dorëzuan tek mite e tyre partizane jugosllave rreth 5 mije shqiptarë te Kosovës qe u pushkatuan ne Tivar ne vitin 1945 . Për nderimin e këtij atentatori me më shume krime ne shine se Mazreku Noka jo vetëm që nuk reagoi por mori pjesë ne ceremoninë e nderimit te tij , madje mbajti edhe fjalim ku e quajti “ikone “ : “I tillë është gjeneral Parllaku ndaj ne krenohemi me të. Rahman Parllaku” tha atehere Noka
Pyetja ime për Nokën dhe PD-ne sot është :Pse Rahma Prllaku dhe jo Gafur Mazreku Ku është ndryshimi midis atentatorit qe plagosi Azem Hajdarin dhe atentatorit qe vrau Aziz Sharrën ?!
Nje nga problemet e mëdha te PD-se qeshte qëndrimi i qarte ideologjik dhe politik me dy standarde e trajtimit te historisë . Ne se PD dhe Noka do te kishin reaguar dhe nuk do te kishin pranuar e ndihmuar dekorimin e Parllakut dhe terroristeve te tjerë komuniste bashkia Has nuk do te guxonte sot te shpallte qytetar nderi Mazrekun . Me gjithë te drejtën qe PD ka ne denoncimin qe i beri sot skandalit te shpalljes qytetar nderi te Mazrekut , nuk mund te ishte Noka ai qe duhet te fliste ne emër te saje për këtë çështje. Ai e ka humbur te drejtën morale e politike te reagimit kur u be pjese e nderimit te një tjetri atentatori terrorist komunist , si apo me keq se Mzreku , Rahman Parllakut . Mos përshurr në det , se të del në kripë – thonë andej nga vendlindja ime !

 

Basha të ndajë mendjen: O me ne ,o me ata !