Një përcaktim amerikan për PD !

Nga Nebil Çika

Amerikanët kanë qenë të qartë që në fillim për linjën ideologjike dhe atë që përfaqësonte PD në politikën shqiptare .
Pas vitit 1992 një ekip prej 5 deputetë të PD zhvilluan një vizitë në SHBA me ftesë të Kongresit Amerikan .
Midis tyre ishte edhe z.Uran Butka . Vite më vonë, z. Butka më tregoi bisedën me një prej kongresmenve demokratë nga familja e njohur Kenedi .
Midis takimeve të tjera zhvilloi një bisedë të veçantë me të .
Ai interesohej për problemin e disa familjeve shqiptare, pjesë e elektoratit të tij, të cilët dëshironin të dëshironin të adaptonin fëmijë shqiptarë.
I kishin bërë një kërkesë qeverisë shqiptare të kohës por nuk kishin marrë përgjigje dhe kongresmeni i kërkoi Butkës të interesohej për këtë problem të zgjedhësve të tij.
Në takim u diskutua edhe situata në Shqiperi ku Butka veçoi si problem madhor çështjen e pronave duke argumentuar se tjetërsimi i sajë në kohën e diktaturës e kishte vështirësuar kthimin e sajë tek pronari legjitim . Përgjigja e kongresmenit amerikan e kishte befasuar Butkën: “Çështja e pronësisë në Shqipëri nuk është problem teknik por politik dhe do të zgjidhet kur në pushtet të vije e djathta “- i kishte thënë ai .
Ngela pak i befasuar pasi ne ishim atje si deputetë të një partie të “djathtë” por me sa duket amerikanët nuk na konsideronin për të tillë .
Mendo, që këtë ma tha një kongresmen demokrat në SHBA, merre vet me mend se çfarë mendonte një pëfaqësues republikan për ne – më tha Butka .
Sot 30 vjet më vonë ka ende ca shqiptarë që nuk e ndajnë dot në kokën e tyre ç’është e majta dhe e djathta në politikë .